Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Rikujtim për afatin për tu kandiduar në Kuvendin Zgjedhor të SHGM-së

ZNM
Monday, der 10. December 2018Monday, der 10. December 2018/ Monday, der 10. December 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë rikujton anëtarët e saj se ka mbetur edhe pak kohë për anëtarët që dëshirojnë të kandidohen për një nga pozicionet në organet udhëheqëse të SHGM: Kryetar i Shoqatës, Këshilli Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës dhe Këshilli i Nderit.

Kandidaturat për Kryetar të SHGM-së, dhe për organet tjerë të Shoqatës duhet të dërgohen në formë të shkruar deri më 12 dhjetor (e mërkurë) viti 2018 në zyrën e SHGM-së, të dërguar në këtë adresë: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, rr. Gradski xid Bllok 13, 1000 Shkup, ose të dërgohen në postën elektronike të Shoqatës – contact@znm.org.mk

Për Kryetar të SHGM-së mund të kandidohet çdo anëtar i rregullt i Shoqatës që ka mbështetje nga së paku 10 (dhjetë) anëtarëve të rregullt dhe ai duhet të ketë përvojë tetë vjeçare. Për t’u kandiduar duhet të dërgoni fletëparaqitje me të dhënat e juaja, që do t’i përmbajë emrat, mbiemrat dhe nënshkrimet nga dhjetë anëtarë të rregullt të Shoqatës. Gjithashtu preferohet të dërgoni edhe programë për punë që do të publikohet në ueb faqen e ShGM-së.

Për anëtarë të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës mund të kandidohet çdo anëtar i rregullt i cili ka mbështetje nga 5 (pesë) anëtarë të SHGM-së. Për t’u kandiduar për këto pozicione gjithashtu duhet të dërgoni letër me të dhënat e juaja, ndërsa kandidatura duhet të jetë e mbështetur nga së paku 5 anëtarë të rregullt të SHGM-së.

Për anëtarë të Këshillit të nderit, kandidimi mund të bëhet sipas parimit të: vet-kandidimit me mbështetje nga së paku 5 anëtarëve të rregullt dhe kandidim në propozim të së paku 3 anëtarëve të rregullt.

Fletëparaqitjen për tu kandiduar për një nga pozicionet në SHGM, mund ta gjeni në këtë hallkë.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin