Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM ndau pajisje mbrojtëse për gazetarët dhe fotoreporterët

  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
  • 4931
ZNM
Friday, der 21. December 2018Friday, der 21. December 2018/ Friday, der 21. December 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup ndau pajisje mbrojtëse, edhe atë xhaketa dhe kapela mbrojtëse për gazetarët dhe fotoreporterët që raportojnë nga ngjarjet me rrezik të lartë.

Pajisja mbrojtëse është siguruar në kuadër të projektit që zbatonin SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup gjatë vitit të kaluar, ndërsa në disa javët në vijim Shoqata do të dërgojë pajisje deri në çdo redaksi që dërgon gazetarë për të mbuluar ngjarje me rrezik të lartë.

Në ngjarjen e sotme foli kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, i cili falënderoi OSBE-në për mbështetjen që ia jep SHGM-së në përpjekjet për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve. “Vitin e kaluar organizuam shtatë punëtori në pesë qytete në brendësi të vendit dhe dy në Shkup, ku morën pjesë mbi 100 gazetarë dhe pjesëtarë të policisë”, theksoi Çadikovski. Ai shtoi se përveç trajnimeve, këtë vit SHGM publikoi edhe doracak i cili duhet të shërbejë për të përmirësuar mirëkuptimin mes policisë dhe gazetarëve me qëllim që të ketë publikë të informuar dhe gazetarë të sigurt në teren. Çadikovski tha se shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me OSBE-në sepse ka edhe shumë punë që të përmirësohet gjendja e lirisë së medias dhe siguria e gazetarëve.

Përveç që u nda pajisje mbrojtëse për gazetarët, në ngjarjen e sotme u promovua edhe linja falas për ndihmë për raportimin e kërcënimeve kundër gazetarëve. Ajo do të funksionojë në dy vitet e ardhshme në kuadër të bashkëpunimit të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup Xhef Goldstajn tha se çdo gazetar që përballet me kërcënim ose rrezik ose gjendet në situatë të padëshirueshme do të mund t’i kontaktojë operatorët e trajnuar nga Sindikata dhe do të marrë udhëzime si të mbrohet dhe të paraqet sulmin.

“Sot ju prezantojmë edhe xhaketat dhe kapelat mbrojtëse për gazetarët që i siguruam dhe ia dhurojmë SHGM-së për ti distribuuar deri te gazetarët dhe redaksitë me qëllim që gazetarët dhe fotoreporterët që dalin në ngjarje me rrezik të lartë të jenë së paku më të sigurt dhe të dalluar si përfaqësues të gazetarisë”, theksoi ai.

“Një pjesë e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është edhe puna në kushte adekuate, pa kërcënime dhe frikësime. Për atë arsye është shumë e rëndësishme t’u sigurojmë kolegëve ndihmë kur përballen me ndonjë lloj të dhunës”, tha kryetari i SPGPM-së, Xvezdan Georgievski dhe shtoi se gjatë paraqitjes së sulmit në linjën telefonike (0800-11-011) Sindikata nuk do të regjistrojë vetëm sulmin, por do të mundësojë edhe ndihmë për paraqitjen e dhunës në institucionet përkatëse, këshilla si të mbrohen në situata të dhëna, si të reagojnë në rast të ndonjë frikësimit etj.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: