Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Thirrje për anëtarët e SHGM-së për rekomandime për këshillat e AShMAA dhe RTVM

ZNM
Tuesday, der 5. February 2019Tuesday, der 5. February 2019/ Tuesday, der 5. February 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thërret të gjithë anëtarët aktiv që janë të interesuar të marrin rekomandim nga Shoqata të aplikojnë për kandidaturat për:

– anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

– anëtarë në Këshillin programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM)

Për të aplikuar duhet të dërgoni fletëparaqitje nëpërmjet të postës elektronike në adresën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në (contact@znm.org.mk).

Fletëparaqitja duhet të përmbajë:

  1. Biografi të shkurtër,
  2. Letër motivuese dhe
  3. Program për punë në Këshillin e ASHMAA ose në Këshillin programor të RTVM

Afati i fundit për të dërguar fletëparaqitjet është 15.02.2019 deri në ora 12:00. Në lëndën e letrës tuaj duhet të theksohet: Fletëparaqitje për anëtar në Këshillin programor të RTVM-së ose për Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Çdonjëri që do të aplikojë do të merr përgjigje jo më vonë se 12 orë pas dërgimit të fletëparaqitjes me qëllim që të jeni të sigurt se aplikimi juaj ka mbërritur tek nesh. Nëse nuk merrni përgjigje në afatin e parashikuar, ju lutemi të na kontaktoni në numrin tonë telefonik 02 3298 139.

Këshilli drejtues i SHGM-së do të sjell vendimin përfundimtar në lidhje me atë se cilët anëtarë do të marrin rekomandimin e SHGM-së deri më 20.02.2019.

Kopje nga konkurset për anëtarë të Këshillit të AShMAA dhe për Këshillin programor të RTVM-së, të publikuar në gazetë ditore mund të gjeni në këtë hallkë.

05.02.2019, Shkup

Print Friendly, PDF & Email

.

Facebooktwitterlinkedin