Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Thirrje për bashkëngjitje në regjistrin e online mediave profesionale në KEMM

ZNM
Thursday, der 24. October 2019Thursday, der 24. October 2019/ Thursday, der 24. October 2019

Si pjesë e përpjekjeve për mbrojtje dhe promovim të gazetarisë profesionale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, informon se është duke u zbatuar procedura për rinovimin dhe përditësimin e anëtarësisë së online mediave në trupin vetërregullues. Procedura është duke u zhvilluar sipas kritereve të pajtuara mes KEMM dhe SHGM duke ndjekur praktikën e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, të cilët rregullisht konsultojnë bashkësinë gazetareske dhe mediatike dhe mund të ato mund të shihen në këtë hallkë:  https://www.semm.mk/chlenstvo/pravila-za-chlenstvo.

Procesi do të rezultojë me krijimin e regjistrit të online mediave profesionale që do t’i ndihmojë opinionit më lehtë t’i dallojë mediat që përmbushin kriteret e caktuara dhe iu përmbahen standardeve të raportimit etik gjatë punës së tyre. Rezultatet nga krijimi i regjistrit do të publikohen gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Vetë-rregullimi i mediave vazhdon të jetë një angazhim i përbashkët i organizatave tona për të vendosur vullnetarisht kritere dhe të respektohen ato brenda një procesi të hapur për publikun. Në këtë proces, përveç bashkësisë mediatike, do të përfshihet edhe bashkësia e biznesit. Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë iu bashkëngjit nismës së KEMM dhe SHGM për afirmimin e vetë-rregullimit në online mediat, ndërsa qëllimi i këtij bashkëpunimi është që nëpërmjet të krijimit të regjistrit të lehtësohet qasja në reklamat e bashkësisë së biznesit për online mediat profesionale, përkundër atyre që nuk i plotësojnë kriteret për anëtarësi dhe rregullisht shkelin parimet etike.

Më shumë informata rreth anëtarësimit të online mediave në KEMM mund të gjeni në këtë hallkë: https://www.semm.mk/chlenstvo/zachlenuvanje-semm si dhe në këto kontakte: info@semm.mk dhe në numrin telefonik 02/3222-595.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: