Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U mbajt takim i Forumit të gazetarëve, të përshpejtohen reformat në media

ZNM
Friday, der 5. July 2019Friday, der 5. July 2019/ Friday, der 5. July 2019

Dje (04.07) u mbajt një takim i Forumit të Gazetarëve pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, i cili është një organ konsultativ i SHGM-së dhe është i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe ekspertë të medias. Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale lidhur me të drejtat e gazetarëve dhe politikat e medias në vend.

Koordinatori i këtij organi, gazetari Sasho Ordanovski, udhëhoqi dhe moderoi ngjarjen, ndërsa të pranishëm ishin rreth tridhjetë gazetarë, redaktorë dhe përfaqësues të organizatave partnere të SHGM. Tre pikat kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin: reformat në RTVM me fokus në rrjetin e korrespondentëve, vetë-rregullimi në mediat online, ndërsa u diskutua edhe për situatën në gazetari në përgjithësi.

Përfundimet kryesore nga diskusioni ishin se SHGM duhet të vazhdojë t’i stimulojë autoritetet për të zbatuar reformat në media, në bashkëpunim me biznes komunitetin dhe me mediat online të punohet për të promovuar vetë-rregullimin, si dhe të bëhen përpjekje për të përmirësuar situatën në servilin radio-difuziv kombëtarë.

Forumi i gazetarëve u krijua në vitin 2011 për të shërbyer si organ këshillëdhënës për Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe organet e saj qeverisëse dhe deri më tani janë mbajtur rreth njëzet takime.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të grantit institucional që Sigrid Rausing Trust i dha Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish qëndrimet dhe pikëpamjet e donatorit.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin