Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U mbajt punëtori për praktikën gjyqësore dhe sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik

ZNM
Tuesday, der 17. September 2019Tuesday, der 17. September 2019/ Tuesday, der 17. September 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë – Pavell Shatev organizuan punëtori me temë “Praktika gjyqësore dhe siguria e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik”. Në këtë punëtori morën pjesë gazetarë, gjyqtarë, avokatë dhe prokurorë publik, të cilët diskutuan mbi sigurinë e gazetarëve, praktikën gjyqësore në vend dhe aspektet e neneve 2, 3 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. I pranishëm gjithashtu ishte edhe eksperti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut George Tugushi, i cili foli për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e gazetarëve.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se ky aktivitet me Akademinë është i organizuar me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe gjyqtarëve në interes të demokracisë, qeverisjes së mirë dhe mirëqenies së qytetarëve. “Dy profesionet tona nuk janë të njëjta, madje janë krejtësisht të ndryshme, megjithatë në punën tonë të përditshme shpesh herë i referohemi njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të jemi aleatë në trajtimin e sfidave të ndryshme me të cilat përballemi gjatë kryerjes së detyrave tona profesionale,” tha ai.

Sipas Çadikovskit, gazetarët mund të ndihmojnë për komunikim më të mirë dhe transparencë më të madhe të gjyqtarëve me publikun, dhe gjyqtarët mund të jenë aleatë të gazetarëve kur disa qendra të pushtetit përdorin procese gjyqësore për të heshtur kritikën publike. Ai theksoi se të dy profesionet përballen me humbje të besimit dhe pavarësisë. “Prandaj, ne duam bashkëpunim aktiv për t’i tejkaluar këto probleme dhe për të rikthyer besimin e publikut në institucionet dhe në gazetarinë,” tha Çadikovski.

Ky aktivitet ishte i zbatuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Akademinë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informata të besueshme”, dhe është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: