Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Gazetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm kur komunikojnë përmes rrjeteve sociale

ZNM
Monday, der 16. September 2019Monday, der 16. September 2019/ Monday, der 16. September 2019

Gazetarët mbajnë përgjegjësi shumë më të madhe para publikut sa herë që flasin, qoftë përmes mediave apo rrjeteve sociale. Prandaj, statusi i gazetarit Ljupco Zlatev i publikuar në rrjetin social Facebook duke thënë se Prokurorja Fetai “nuk do të mund të pijë nga hidhërimi, sepse atje në Bogovinje gratë rrihen nëse pinë…”, mund të konsiderohet se nxit diskriminim dhe intolerancë në bazë të gjinisë dhe përkatësisë etnike.

Ky komunikim i papërshtatshëm është në kundërshtim me Kodin Etik të Gazetarëve, i cili në nenin 10 thotë: Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë ose përpunojë informata, që cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të përdorë gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze qoftë (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: