Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Është koha e fundit që dhuna ndaj gazetarëve të ndërpritet!

ZNM
Friday, der 28. April 2017Friday, der 28. April 2017/ Friday, der 28. April 2017

Misioni i përbashkët i gjetjes së fakteve (ECPMF) në Shkup, Republika e Maqedonisë, nga 25-28 pril 2017

 

Shprehim shqetësimet tona në lidhje me sulmet e djeshme ndaj gazetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Nga fillimi i vitit 2016 deri më dje nga ana e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) janë regjistruar së paku 21 rast ku janë sulmuar gazetarë në Maqedoni, duke marr parasysh këtë numër si pjesë e sulmeve të shumta gjatë disa viteve të fundit. E gjithë kjo tregon trendin e rritjes së dhunës ndaj gazetarëve.

 

Gjendja e lirisë së medias në shtet është brengosëse. Sulmet ndaj gazetarëve paraqesin kërcënim i drejtëpërdrejtë ndaj demokracisë.

 

Me ftesë të ShGM dhe Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, Qendra Evropiane për Media dhe Lirinë e Medias (ECPMF) zhvilloi një mision për gjetjen e fakteve në Shkup nga 25 deri më 28 prill të vitit 2017. Delegacioni, duke përfshirë edhe Federatën Europiane të Gazetarëve (EFJ), Organizatë e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO) dhe Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa (OBCT) hulumtuan ngritjen e dhunës ndaj gazetarëve të Maqedonisë dhe i dëgjuan përvojat e tyre.

 

Gjatë misionit delegacioni ndërkombëtar deri më tani zhvilloi gjithsej 13 intervista me 15 përfaqësues nga disa media, me përfaqësues të OJQ, Agjencionit për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe Këshillit i Etikës së Medias. Gjithashtu delegacioni u takua edhe me Ministrin e punëve të brendshme, zotëri Agim Nuhiun.

 

Sipas hulumtimeve tona arsyet kryesore për ngritjen e dhunës janë këto:

 

  • Klima politike, dhe retorika e kundër medias dhe polarizimi çojnë në një mjedis shumë të pasigurt për gazetarët.
  • Nuk ka vullnet politik që të sigurojë kushte për gazetari të lirë dhe të pavarur. Institucionet politike dhe palët politike nuk marrin përgjegjësi për mbrojtjen e gazetarëve.
  • Sistemet penale dhe të drejtësisë civile nuk merren në mënyrë efektive me kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve. Nuk implementohen ligjet për mbrojtjen e medias dhe mosndjekja e autorëve të veprave penale i bëjnë gazetarët një objektiv të lehtë.

 

Nënshkruesit e kësaj deklarate dënojnë çdo agresion ndaj gazetarëve në Maqedoni.

 

Ne duam fuqimisht t’i nxisim partitë politike dhe të gjitha organet dhe autoritetet përkatëse për të parandaluar sulme të mëtejshme dhe për të siguruar një ambient të sigurt për gazetari dhe lirinë e shprehjes. I bëjmë thirrje gjyqit dhe të gjithë autoriteteve përkatëse të ndalojnë praktikën e mosndëshkimit të vazhdueshëm.

 

  • Autoritetet maqedonase duhet të bëjnë hetime të shpejta dhe efektive për secilin rast të sulmeve fizike dhe të integritetit të gazetarëve. Politikanët duhet të përmbahen nga përhapja e retorikës së urrejtjes që i shërben dhunës.

 

  • Të respektohen konventat ndërkombëtare që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e të shprehurit.
  • Koalicioni i ardhshëm qeverisës dhe opozita duhet të jenë në përputhje me angazhimin e Maqedonisë për të mbrojtur gazetarinë dhe të garantojnë lirinë e internetit. Autoritetet maqedonase duhet pa vonesë të implementojnë rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve (Rekomandimi 2016-4) dhe të lirisë së internetit (Rekomandimi 2016-5), i sjellur më 13 prill 2016. Duke ndjekur këto standarde, çdo lloj rregullimi shtesë në kontekst të medias është i papranueshëm.
  • Autoritetet maqedonase duhet të konsultohen për çdo reformë të ardhshme në sektorin e medias me organizatat kombëtare legjitime që promovojnë lirinë e medias dhe gazetarinë e pavarur: Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni (SEMM), Shoqata e Gazetarëve (ShGM), Sindikata e Gazetarëve (SSNM).

 

Gjithashtu u bëjmë thirrje gazetarëve që të marrin rolin e tyre të mbikçyrësve me seriozitet. I inkurajojmë ato që të raportojnë dhe të parashtrojnë ankesa nëse janë të sulmuar, nëse frikësohen ose ngacmohen. Ato duhet të solidarizohen me kolegët e tyre, të bashkëpunojnë dhe të përkrahin njëri-tjetrin.

 

 

Ne, si organizata për Lirinë e Medias Evropiane dhe organizata të gazetarëve, brenda komunitetit të lirisë e të shprehurit, qëndrojmë me kolegët tonë në Maqedoni. Ne do të vazhdojmë me ndjekjen e situatës dhe do të ngrisim zërin tonë për t’i përkrahur ato. Në muajin maj do të publikojmë edhe raportin e plot për misionin e gjetjes së fakteve.

 

 

Shkup, 28 pril 2017

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: