Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Mjete të dobishme digjitale për të punuar nga shtëpia

ZNM
Thursday, der 26. March 2020Thursday, der 26. March 2020/ Thursday, der 26. March 2020

Situata në të cilën gjendemi sot kërkon të shmangim kontaktin me njerëzit e tjerë, të punojmë nga shtëpia dhe të përdorim mjete digjitale për të kryer detyrat profesionale të përditshme.

Për të lehtësuar komunikimin tuaj dhe për të thjeshtuar punën nga shtëpia, vendosëm të ndajmë me ju disa programe/aplikacione të dobishme të rekomanduara nga Online News Association.

  1. Për të komunikuar më lehtë me të punësuarit tuaj dhe për të ndarë detyrat e punës mund të përdorni një nga këto tre aplikacione: Basecamp, Asana ose Slack.
  2. Për video konferenca mund t’i përdorni aplikacionet: Zoom, Jitsi ose Google Meet/Hangouts.
  3. Për të menaxhuar më lehtë dokumentet tuaj mund t’i përdorni: Google Docs ose Microsoft Office 365.
  4. Në qoftë se jeni të lidhur në internet (konekcion) të pasigurt atëherë mund të përdorni këto dy aplikacione për VPN ose për fjalëkalime: TunnelBear ose LastPass.
  5. Për të ruajtur dokumentet në internet mund t’i përdorni: Drop Box ose Google Drive.
  6. Nëse keni nevojë nga shtëpia të lidheni me kompjuterin tuaj në punë, atëherë mund ta përdorni aplikacionin Anydesk.

 

Photo by freestocks on Unsplash

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: