Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dënon deklaratën e Zaevit dhe kërkon falje publike

ZNM
Tuesday, der 13. August 2019Tuesday, der 13. August 2019/ Tuesday, der 13. August 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon deklaratën e sotshme të Kryeministrit Zoran Zaev në të cilën ai tha se nuk do të lejojë ndonjë gazetarë kapriçioz të shkarkojë këtë qeveri nga pushteti. Fjalimi i tillë që përmban agresion ndaj gazetarëve nga ana e Kryetarit të Qeverisë mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, ndërsa me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

Kërkojmë nga Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev menjëherë t’u kërkojë falje gazetarëve, para së gjithash kolegut Branko Geroski nëse kjo deklaratë ishte e dedikuar për të dhe në të ardhmen të përmbahet nga diskreditimi i tillë i gazetarëve.

Kryeministri Zaev si Kryetar i partisë në pushtet duhet të demonstrojë se ka kapacitete të përballohet me kritikën që vjen nga gazetarët, dhe me atë të jep shembull për anëtarët e tjerë të Qeverisë, por edhe për opinionin maqedonas në përgjithësi. Në vend se të llogaritet me gazetarët kritik ai duhet t’i inkurajojë ato në përpjekjet e tyre për të zbuluar keqpërdorimin e pushtetit, ndërsa institucionet duhet të reagojnë.

Në të njëjtën kohë, në deklaratën e tij, Kryeministri përdori fjalim të papërshtatshëm kundër anëtarëve të komunitetit LGBTI që nuk i takon një politikanit serioz dhe bartës i një posti kaq të lartë. Si gazetarë dhe shoqatë e cila mbron barazinë dhe mos diskriminimin në të gjitha fushat, gjithashtu dënojmë edhe këtë pjesë të deklaratës së Kryeministrit Zaev dhe kërkojmë që ai publikisht të kërkojë falje.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: