Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM, SPGPM dhe KEMM apelojnë për ndihmë për TV Vis

ZNM
Wednesday, der 25. March 2020Wednesday, der 25. March 2020/ Wednesday, der 25. March 2020

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni me shumë shqetësim morën lajmin për zjarrin që kapi zyrat e kanalit rajonal televiziv Kanal Vis nga Strumica.

Të tre organizatat bëjnë një apel të përbashkët për vetëqeverisjen lokale, institucionet shtetërore, bizneset dhe individët për të ndihmuar në kuadër të aftësive të tyre për të rikthyer televizionin në eter sa më shpejt që mundet. Mediat lokale dhe rajonale në Maqedoninë e Veriut kanë një rëndësi të veçantë pasi mbulojnë tema me interes lokal. Pa mediat lokale, qytetarët mbeten të privuar nga informatat e rëndësishme që ndikojnë në funksionimin e tyre të përditshëm. Në situata krize si ajo në të cilën ndodhet aktualisht shteti, rëndësia e mediave lokale është edhe më e shprehur.

Shpresojmë që kolegët në TV Kanal Vis së shpejti do të kthehen në vendet dhe detyrat e tyre të punës dhe në fillim televizioni së paku do të jetë në gjendje të kryejë funksionin e tij informues.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin