Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM reagon lidhur me vendimin për Kezharovskin

ZNM
Tuesday, der 17. September 2019Tuesday, der 17. September 2019/ Tuesday, der 17. September 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh pakënaqësinë lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e cila vendosi se është vjetërsuar lënda, sipas së cilës gazetari Tomislav Kezharovski ishte dënuar para gjashtë viteve në lëndën “Likuidimi”.

Konsiderojmë se zhvillimi i këtillë i ngjarjeve nuk shkon në favor as të gazetarisë e as të shtetit të së drejtës në tërësi. Në të njëjtën kohë, jemi të indinjuar nga fakti se vitet e fundit, shumë herë, Shoqata ka kërkuar nga Prokuroria Themelore Publike që të tërheqë aktakuzën kundër Kezharovskit pasi Gjykata Supreme e ktheu lëndën në rigjykim.

Duke pasur parasysh faktin që lënda u kthye në rigjykim, i bëmë thirrje edhe Gjykatës Penale në Shkup që ta hedhë poshtë aktakuzën dhe kolegu Kezharovski do të shpallej i pafajshëm, ndërsa me këtë do të demonstrohej në vepër se në këtë shtet lira e shprehjes është e garantuar si të drejtë themelore e njeriut. Për fat të keq, asnjëra nga institucionet nuk tregoi mirëkuptim lidhur me këtë rast.

Dëmi nga ky rast është i madh për shtetin. Ne u nënvizuam si një nga vendet e vetme që kishte një gazetar në burg, ne u cilësuam si një vend jo i lirë në të cilën shkelen të drejtat dhe liritë e gazetarisë. Shembuj të tillë të praktikës së autoriteteve gjyqësore, që për fat të keq nuk arrijnë t’i mbrojnë gazetarët, nuk kontribuojnë në perceptimin e dobët që e ka gjyqësori.

Lidhur me këtë, tashmë një kohë të gjatë jemi duke marrë kritika në të gjitha raportet relevante ndërkombëtare. Në Raportin e Komisionit Evropian thuhet se organet e zbatimit të ligjit dhe Prokuroria Themelore duhet t’i ndjekin në mënyrë efektive të gjitha incidentet kundër gazetarëve. Rastet e vjetra të sulmeve serioze fizike ndaj gazetarëve nuk janë zgjidhur për shkak të sjelljes joprofesionale në hetime.

Pasojat nga epilogu i këtillë i ngjarjeve për kolegun Kezharovski janë të mëdha. Para së gjithash, i është dëmtuar shëndeti, por edhe nderi dhe reputacioni i gazetarit. Lidhur me këtë ngjarje, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do t’i njoftojë të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare. Për më tepër, gjithashtu do t’u dërgojmë njoftim përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimin tonë dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga të gjitha organet kompetente që janë marrë me këtë rast.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin