Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Prokuroria duhet t’i ndjek penalisht ato që kanë dorëzuar procesverbalet, e jo ato që i kanë publikuar

ZNM
Wednesday, der 25. September 2019Wednesday, der 25. September 2019/ Wednesday, der 25. September 2019

Mënyra dhe lehtësia me të cilët Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për zbulimin e sekretit zyrtar kundër Aleksandar Mitovski nga portali “Infomax.mk” ngre dyshime për mungesën e transparencës dhe selektivitetit gjatë procedurës.

Prokuroria akuzoi Mitovskin për zbulimin e sekretit zyrtar nga neni 360 paragrafi 1 nga Kodi Penal sepse më 23 gusht, të vitit 2019 në portalin “Infomax.mk” është publikuar faqja e parë e procesverbalit për lëndën aktuale “Reket”.

Prokuroria nuk duhet të ndjek penalisht ato që i kanë publikuar dokumentet, por personin që ka pasur qasje në sekretet zyrtare dhe të njëjtit ia ka dhënë mediumit. Për më tepër, lënda me të cilën ka të bëjë dokumenti i publikuar është e lidhur me persona të lartë, që duhet të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Prokurorisë për të përdorur të gjitha burimet dhe fuqinë ligjore për të zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë garanci se fshehtësia e hetimeve do të ruhet në të ardhmen.

Nëse Prokuroria insiston të vazhdojë me aktakuzën, në atë rast do të kërkojmë nga Gjykata Penale në Shkup të refuzojë aktakuzën me qëllim që të ndalojë procesin. Persekutime të tilla gjyqësore mund vetëm të krijojnë efekt negativ mbi lirinë e fjalës dhe të inkurajojnë vetë-censurimin, posaçërisht për lëndë në të cilët janë të akuzuar persona publik për shpërdorimin e detyrës dhe për korrupsion.

Në të njëjtën kohë, i përkujtojmë mediat se aplikimi i standardeve më të larta profesionale dhe etike janë garanci që ne, gazetarët, mbrojmë interesin e publikut. Gazetarët duhet të kujdesen që kur kanë të bëjnë me dokumente të rrjedhura që kanë potencial për të dëmtuar qytetarët dhe institucionet, ata do të zbatojnë metoda bashkëkohore, siç janë: kontrollimi i fakteve, këshillat juridike, krijimin e komisioneve etike për të përcaktuar nëse informatat e zbuluara janë relevante për interesin publik, etj.

Këshilli për Etikë në Mediat (KEMM) vetëm gjatë vitit të kaluar, kundër portalit “Infomax.mk” ka sjellë 3 vendime për shkeljen e standardeve profesionale dhe etike. Në atë drejtim, sugjerojmë që gazetarët dhe mediat të respektojnë Kodin e gazetarëve gjatë punës së tyre në mënyrë që të rritet dhe justifikohet besimi i qytetarëve.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: