Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Dënojmë Mickoskin për publikimin në të cilin etiketoi gazetarët e 1TV

ZNM
Thursday, der 15. August 2019Thursday, der 15. August 2019/ Thursday, der 15. August 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon Kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për statusin e publikuar në të cilin ai në mënyrë të pashembullt përshkroi gazetarët dhe kryeredaktorët e 1TV dhe punën e tyre. Ai në profilin e tij në Facebook akuzoi gazetarët se kanë qenë të njëanshëm dhe se janë paguar në mënyrë të dyshimtë.

Kujtojmë z. Mickoski që punën e mediave dhe gazetarëve e vlerësojnë publiku dhe shoqatat profesionale, dhe vlerësime të tilla, veçanërisht nga zyrtarë të lartë politikë, kontribuojnë vetëm për uljen e besimit të publikut në mediat. Përveç kësaj, Mickoski shkel edhe parimin e prezumimit të pafajësisë duke pasur parasysh se çështja është në procedurë hetimore, dhe sipas informatave që u publikuan deri më tani në media, nuk ka asnjë indikacion se gazetarët e këtij televizioni janë të përfshirë në kriminal.

Apelojmë që liderët e dy partive kryesore LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe politikanët tjerë të ndërprejnë me përhapjen e kualifikimeve për gazetarët pasi që kjo nuk është në frymën e vlerave evropiane dhe në planin afatgjatë mund të shkaktojnë vetëm pasoja negative për lirinë e shprehjes.

SHGM do të informojë bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me trendin e mbajtjes së fushatave të zeza kundër gazetarëve nga ana e politikanëve, dhe nëse ndodh ndonjë sulm më serioz mbi dikë prej kolegëve tanë, pjesën kryesore të përgjegjësisë do ta mbajnë pikërisht ata.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: