Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM organizon shënimin e 02 nëntorit, Dita ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

ZNM
Tuesday, der 29. October 2019Tuesday, der 29. October 2019/ Tuesday, der 29. October 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme organizojnë ngjarje për shënimin e 02 nëntorit, Dita ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Vitin e kaluar të paktën 88 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë. Mijëra kolegë të tjerë janë sulmuar, ngacmuar, ose janë burgosur me akuza false, duke mos i respektuar procedurat përkatëse. Kjo është e papranueshme dhe nuk guxon të bëhet praktikë sepse kur gazetarët sulmohen, atëherë shoqëritë në tërësi paguajnë çmim.

Qëllimi është të dërgohet porosi e qartë për opinionin se sulmet mbi gazetarët nuk do të tolerohen dhe do të dënohen në mënyrë të ashpër. Nga ana tjetër, do të dërgohet porosi edhe për institucionet, që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i hetojnë sulmet mbi gazetarët në periudhë sa më të shpejt.

I ftojmë të gjithë anëtarët e SHGM-së dhe të gjithë të interesuarit së bashku ta shënojmë këtë ditë të rëndësishme për gazetarinë dhe të dërgojmë porosinë se duam t’i vejmë fund mosndëshkimit dhe kemi zero tolerancë për sulme mbi gazetarët dhe punonjësve mediatik.

Ngjarja do të mbahet më 01.11.2019 (e premte) në hotelin “Aleksandar Palas”, me fillim në ora 11:00. Agjendën për ngjarjen mund ta gjeni KËTU.

I lusim kolegët që planifikojnë të vinë nga qytetet tjera të vendit, të drejtohen në zyrën e SHGM-së për t’u informuar për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin