Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Gazetarët të raportojnë me përgjegjësi dhe të mos krijojnë panik të pajustifikuar

ZNM
Tuesday, der 10. March 2020Tuesday, der 10. March 2020/ Tuesday, der 10. March 2020

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) në apelin që mediat të raportojë me përgjegjësi dhe t’i shmangin krijimit të panikut të pajustifikuar në publikë kur raportojnë për Korona virusin (COVID-19). Gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi t’i përmbahen rregullave etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në publik. Ata kanë për obligim të krijojnë hapësirë për ekspertë të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.

Gjatë kësaj periudhe duhet të shmanget përdorimi i fjalorit që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik që nuk korrespondon me realitetin. Për më tepër, gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lidhje me privatësinë e personave. Për këtë qëllim, u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore të jenë transparente në punën e tyre dhe të japin informata me kohë në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë qasje në të gjitha informacionet relevante.

FEG thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të respektojnë Kodin Etik të gazetarëve.

SHGM u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes se nga cilat media informohen për këto tema dhe t’u japin përparësi mediave që janë pjesë e regjistrit të online mediave profesionale.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: