Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dhe SPGPM: Sulmet mbi gazetarët të trajtohen sikur sulme mbi personat zyrtarë

ZNM
Thursday, der 19. September 2019Thursday, der 19. September 2019/ Thursday, der 19. September 2019

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski së bashku me përfaqësues të Sindikatës të Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) sot zhvilluan takim me Minstrën e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Gjatë takimit ato biseduan për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal në drejtim të mbrojtjes më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë punës së tyre, si dhe vendosja e dënimeve më të mëdha dhe më rigoroze për sulmuesit.

Çadikovski theksoi se gazetarët duhet të fitojnë mbrojtje më të madhe nga ana e institucioneve gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale, siç kanë personat zyrtarë.

Qëllimi kryesor është që nëpërmjet të këtyre ndryshimeve në Kodin penal të krijohet sistem më efikas për mbrojtjen e gazetarëve, me çka do të kontribuohet që në të ardhmen të ketë më pak sulme mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin