Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dhe KEMM dënojnë titullin e papërshtatshëm në Alfa TV

ZNM
Monday, der 26. August 2019Monday, der 26. August 2019/ Monday, der 26. August 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bashkohet dënimit të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë për titullin që u shfaq në Alfa TV. Titulli i sotshëm në programin informativ të Alfa TV: “Pse qeveria e Zaevit po sillet si “pederast” ndaj Serbisë” konsiderohet si raportim i papërshtatshëm, sensacionalist dhe manipulues nga një medium, gjë që është në kundërshtim me standardet e përfshira në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Bëhet fjalë për një shembull klasik i një komunikimi të pashembullt me publikun, dhe përdorimi i “etiketave” të tilla shkon kundër përpjekjeve për të çliruar diskursin publik nga deklaratat homofobike dhe diskriminuese kundër komunitetit LGBTI.

Gazetarët dhe mediat duhet të kujdesen për kulturën e të folurit dhe etikën, ndërsa duke përdorur fjalë pejorative, qoftë edhe në mënyrë simbolike, vazhdon praktika e gjenerimit të antipatisë ndaj grupeve të caktuara në shoqëri dhe në atë mënyrë ushqehet trajtimi i tyre në një kontekst negativ.

Prandaj, ne do të paraqesim një ankesë në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së transmetuesve. Mediat tradicionale mbajnë përgjegjësi më të madhe në krahasim me mediat tjera në drejtim të informimit të publikut, gjë që përjashton manipulimin dhe fjalimin e papërshtatshëm.

 

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin