Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dhe KEMM krijojnë një regjistër të online mediave profesionale

ZNM
Monday, der 26. August 2019Monday, der 26. August 2019/ Monday, der 26. August 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi sot Memorandum për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë. Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit është të bëjë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit të mediave online.

Procesi që do të drejtohet nga SHGM, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) dhe Oda Ekonomike do të rezultojë me krijimin e regjistrit të mediave profesionale, i cili do të ndihmojë publikun, si dhe biznesmenët, për të identifikuar se cilat media plotësojnë kriteret profesionale, që i përmbahen kodit të gazetarëve gjatë punës së tyre dhe kanë impresum dhe pronësi transparente.

“Në këtë regjistër nuk do të ketë vend për propagandë, lajme të rreme, si dhe për redaksi dhe kryeredaktorë anonimë”, tha Çadikovski. Sipas tij, procesi i përpilimit të kritereve për regjistrin do të jetë një proces gjithëpërfshirës, nëpërmjet të organizimit të takimeve dhe debateve me gazetarët, përfaqësuesit e portaleve dhe komunitetin e biznesit, pas të cilëve do të arrihen zgjidhjet më cilësore.

“Ky lloj regjistrimi do të ndihmojë gjithashtu komunitetin e biznesit të dijë se në cilat media duhet të reklamohen sepse edhe ata vet dëshirojnë ta mbështesin këtë proces dhe në të njëjtën kohë kanë përgjegjësi shoqërore për ta ndihmuar ekzistencën e mediave cilësore,” tha Çadikovski.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: