Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Të përshpejtohen proceset për pastrimin e sulmeve mbi gazetarët

ZNM
Friday, der 1. November 2019Friday, der 1. November 2019/ Friday, der 1. November 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot në Shkup organizoi shënimin e Ditës ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski sot dërgoi dy porosi që janë të rëndësishme për zvogëlimin e shkallës së mosndëshkimit në vend. “Porosinë e parë e dërgojmë për qytetarët, publikun dhe partitë politike se gazetarët nuk duhet të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre. Porosia e dytë është për institucionet në Maqedoninë e Veriut para së gjithash për autoritetet gjyqësore se sulmet mbi gazetarët duhet të zgjidhen sa më shpejt me qëllim që të mbrohet demokracia në shtetin tonë”, theksoi Çadikovski.

Sipas Çadikovskit, mosndëshkimi në mënyrë të pashmangshme çon në vetë-censurim, kufizon hapësirën për media të lira dhe bën profesionin të jetë jo tërheqës për të rinjtë.  Ai shtoi se në bashkëpunim me SPGPM dhe Ministrinë për Drejtësi është duke u punuar për ndryshim të Kodit Penal me qëllim që sulmet mbi gazetarët të trajtohen si sulme ndaj personave zyrtarë.

Gjatë ngjarjes u njoftua edhe për krijimin e Protokollit për raportet midis policisë dhe punonjësve mediatik për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve. “Me këtë dokument demonstrohen përpjekjet e përbashkëta për vazhdimin e bashkëpunimit mes gazetarëve dhe MPB-së. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të sigurt se në rast të sulmit të ndonjë gazetarit institucionet do të reagojnë në mënyrë që menjëherë të identifikohen sulmuesit dhe të njëjtit do të sanksionohen”, tha Çadikovski.

Në ngjarjen morri pjesë edhe mysafiri nga organizata ndërkombëtare Reporterë pa kufi, Erol Onderoglu. Ai vlerësoi bashkëpunimin midis gazetarëve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve. “Duke përmirësuar sigurinë e gazetarëve dhe me zbatimin e ligjeve që rregullojnë punën e medias Maqedonia e Veriut mund të përparojë në indeksin botëror që mat lirinë e mediave”, theksoi Onderoglu. Ai tha se vendi duhet të punojë për të kthyer pozitën e mirë në këtë listë së bashku me demokracitë më të zhvilluara.

Ngjarja ishte e organizuar në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informata kredibile në Maqedoninë e Veriut” dhe njëkohësisht paraqet vazhdimësi e bashkëpunimit të SHGM-së me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: