Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM e ndjekë nga afër rastin me MPB dhe gazetarin Zllatev

ZNM
Wednesday, der 24. July 2019Wednesday, der 24. July 2019/ Wednesday, der 24. July 2019

Sot në ambientet e SPB Shkup, me ftesë paraprake të MPB-së, gazetari Lupço Zllatev, në prani të përfaqësuesit ligjor, ka qenë në bisedë me zyrtarët e Sektorit për Krim kompjuterik dhe forenzikë ligjore pranë MPB-së. Sipas bisedës me kolegun Zlatev, tema e bisedës ka qenë publikimet e tij të mëparshme në mediumin online, ku ai është redaktor, e që ndërlidhet me dyshimet për vepra penale të kryera nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV, Dragi Rashkovski.

Në bisedën në MPB, nga Zllatevi është kërkuar të konfirmojë nëse ai është autor i këtyre publikimeve si dhe të zbulojë burimin e informacioneve dhe incizimeve të publikuara. Ai ka konfirmuar se është autori, por ka refuzuar të japë informacione për burimin e tij.

SHGM përkujton se Kushtetuta e RMV në nenin 16 garanton të drejtën e mbrojtjes së burimit të informacionit në mjetet e informimit publik dhe kjo e drejtë është e garantuar në Ligjin për media, si dhe në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Njëkohësisht, në vendet evropiane janë të rralla shembujt ku, për një tekst të publikuar, që jep indikacione për keqpërdorime në sistem, ftohen gazetarë të tregojnë burimin e tyre. Një praktikë e këtillë mund të interpretohet si presion mbi gazetarët, me çka mund të kontribuohet në vetëcensurim.

SHGM me interes të veçantë e ndjekë këtë rast dhe është në dispozicion për ndihmë juridike falas për gazetarin Zllatev nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: