Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM dhe KEMM kërkojnë nga mediat t’i respektojnë standardet profesionale, ndërsa politikanët të mos padisin

ZNM
Saturday, der 24. August 2019Saturday, der 24. August 2019/ Saturday, der 24. August 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) kërkojnë nga zyrtarët publik të përmbahen nga paditja e gazetarëve. Rruga drejt profesionalizimit të mediave duhet të udhëhiqet nëpërmjet të organeve vetë-rregulluese. Sipas praktikës të mirë të vendeve evropiane, pragu i tolerancës tek politikanët duhet të jetë më i lartë dhe ata duhet të japin shembull për përdorimin e mekanizmave dhe organeve të vetë-rregullimit.

Në të njëjtën kohë SHGM dhe KEMM apelojnë që mediat t’i respektojnë standardet profesionale gjatë raportimit, duke publikuar informata të sakta dhe të kontrolluara, duke ndjekur interesin publik, dhe jo në favor të narrativeve propaganduese. Kërkojmë që mediat të përpiqen të respektojnë standardet më të larta etike, sepse shkelja e tyre nuk është në interes të askujt, dhe më së paku në favor të besimit në mediat.

Gjithashtu, dërgojmë porosi për Prokurorinë Themelore Publike se paraqet gjest i pashembullt që ato të japin vlerësime për atë se cilat media janë të (pa)përgjegjshme, sepse kjo është punë e esnafit dhe publikut.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: