Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Ekstradimi i Bozhinovskit i motivuar politikisht

ZNM
Friday, der 22. April 2016Friday, der 22. April 2016/ Friday, der 22. April 2016

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shpreh dëshprimin dhe shqetësimin e saj lidhur me vendimin e autoriteteve serbe për ekstradimin në Maqedoni të gazetarit Zoran Bozhinovski, i akuzuar për ndërmarrje kriminale, spiunazh dhe santazh.

Besojmë se vendimi i ngutshëm i autoriteteve serbe për ekstradim është i motivuar politikisht dhe do të shkaktojë pasoja serioze ndaj lirisë së mediave, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë në rajon.

Me ekstradimin Serbia me vetëdije ekspozon në rrezik të panevojshëm gazetarin Bozhinovski edhepse paraprakisht ishte e informuar për kërcënimet që ndaj i kishin drejtuar drejtuesve më të lartë të shtetit. Qeveria serbe do të mbajë përgjegjësi nëse Bozhinovski në burgjet e Maqedonisë trajtohet në mënyrë johumane.

Është e çuditshme që Serbia si vend që negocion për anëtarësim në Bashkimin evropian, nuk merr të mbrojtje një gazetar kur tashmë është e qartë se në vendin amë nuk ka kushte minimale për gjykim te drejtë për shkak të besimit të humbur të opinionit në sistemin gjyqësorë.

Është perverse të ekstradohet gazetari në një vend ku policia sekrete është e implikuar në përgjimin masiv të qytertarëve të saj, ndërsa kryetari i shtetit amneston tërrë kreun politik të vendit të dyshuar për vetpra të rënda penale.

SHGM ka siguruar mbrojtje juridike për kolegun Bozhinovski dhe ka kërkuar nga Zyra e Avokatit të popullit, Ixhet Mehmeti, ta vizitojë në burg gazetarin.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin