Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Ambasadori i OSBE-së vizitoi SHGM-në

ZNM
Thursday, der 25. October 2018Thursday, der 25. October 2018/ Thursday, der 25. October 2018

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, sot vizitoi Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. Gjatë takimit kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi ambasadorin Koja për gjendjen e lirisë së mediave.

Kryetari Selmani shpjegoi se edhe pse qeveria e re ka demonstruar vullnet politik për t’i vënë fund politikës së mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarëve, në teren rezultatet janë simbolike sepse kjo praktikë negative ka rrënjët thellë në institucionet maqedonase.

Ai shprehu shqetësime se Gjykata Civile e Shkupit i refuzon paditë për shpifje kundër mediave onlajn duke me një shpjegim të çuditshëm, ndërsa prokuroria për një kohë të gjatë që e toleron fjalën e urrejtjes në diskursin publik.

Sipas tij, është pozitive se Qeveria i ka përshtatur ndryshimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, por shumica parlamentare duhet të gjejë zgjidhje për miratimin e ligjit në Kuvend.

Kryetari i SHGM-së vlerësoi gatishmërinë e Qeverisë për t’i përkrahur mediat e shkruara, mirëpo paralajmëroi se procesi duhet të monitorohet me qëllim që procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski  kërkoi nga OSBE-ja të përfshihet në procesin e revizionit të amendamenteve të diskutueshme në Kodin Zgjedhor, të miratuara gjatë verës, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në punën e mediave.

Të dyja palët përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri të vazhdojnë edhe më intensivisht në të ardhmen për të përmirësuar gjendjen e lirisë së mediave.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: