Këshilli i Nderit

Këshilli i nderit është trup vetërregullues i gazetarëve në Maqedoni. Detyra themelore e Këshillit është që të kujdeset për promovimin e parimeve etike, kritereve dhe standardeve të gazetarësisë së përgjegjshme dhe profesionale të inkorporuara në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë.

Gazetaria e mirë dhe etike është në interes të publikut. Ajo ofron informacione të cilat janë të sakta, verifikuara, balancuara. Gazetaria e mirë apo etike është në interes të opinionit. Ajo ofron informacione të cilat janë të sakta, të provuara, të balancuara. Kjo lloj gazetarie është zëri i opinionit dhe ajo nuk është dhe nuk guxon të jetë e partizuar dhe patjetër duhet të bëjë dallim mes fakteve, komentit dhe mendimit – për t’u dalluar praktikisht nga gazetaria propagandistike, ose nga tabloidet – të cilat kënaqin disa qëllime ose interesa të tjera dhe që nuk i përmbahen tërësisht Kodit Etik. Me mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e Kodit përmirësohet kredibiliteti i mediave në opinion dhe ato përjetohen jo vetëm si të lira por edhe të përgjegjshme. Njëkohësisht, respektimi i Kodit e mbron vetë gazetarin – sepse i jep të drejtë të mos pranojë dicka që nuk është në pajtim me standardet profesionale dhe njëkohësisht e mbron nga gjykimi i të tjerëve duke e lënë në gjykimin e kolegëve.

Çdo qytetar mund të paraqesë ankesë deri te Këshilli i nderit, në rast se dyshohet që ndonjë gazetar gjatë raportimit të tij shkel standardet profesionale dhe etikën. Këshilli i Nderit ka për detyrë të shqyrtojë ankesat dhe të përcaktojë nëse gazetari ka raportuar në përputhje me Kodin e gazetarëve.
Kontaktoni Këshillin e nderit në email: contact[at]znm.org.mk

Anëtarët

Kyetare: Mira Kostiq

RTVM

Semra

Semra Jakupi

TV Alsat-M

goran lefkov

Goran Lefkov

Inbox7.mk

Арбен Зеќири

Arben Zeqiri

TV Shenja

Senat Z

Senat Zylbehari

Gazetar

Мира Костиќ

Mira Kostiq

RTVM

Print Friendly, PDF & Email