Projekte

Projektet (nacionale):

Civica MOBILITAS

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë që nga marsi i vitit 2015 është përdorues i granteve institucionale në kuadër të programit Civica Mobilitas për mbështetjen e shoqërisë civile, që filloi zbatimin në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në shtator të vitit 2018.

CIVICA Mobilitas mbështet shoqërinë civile në nxitjen e ndryshimeve sociale në fushat (strategjike) si qeverisja e mirë, decentralizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Gjithashtu, mbështet shoqërinë civile në lidhje me “tema transversale” si: çështjet gjinore, marrëdhëniet etnike dhe migracionin.

Programi përbëhet nga tre komponentë: Mbështetje, rrjete, të mësuarit; grant skema dhe hulumtim dhe zhvillim; kurse vlera e përgjithshme është rreth 8 milionë franga zvicerane.

CIVICA Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që zbatohet nga Niras – Danimarkë, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU)

 

civica_mobilitas_logo


Shoqata e gazetarëve të Maqesonisë ka nisur projektin “Rrjeti i gazetarëve për liri te mediave në Maqedoni” i financuar nga BE, nën prioritetin liria e mediave të Instrumenitit Para Aderimit – IPA.

Projekti synon të zhvillojë rrjetin e gazetarëve të ShGM-së dhe rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin etik, vetë-rregullimin e mediave dhe të ndihmojë në përmirmirësimin e praktikës nacionale në përputhje me parimet e BE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës.

Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për media të lira dhe të përmirësohet siguria në gazetari është qëllimi kryesor i këtij projekti. Me forcimin e kapaciteteve të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe organeve vetë-rregullatore për qëllim kemi të rrisim efikasistetin dhe besueshmërinë për vlerësimin e rasteve joprofesionle dhe joetike.

Si vazhdimësi e projekteve të mëherëshme, ShGM edhe më tutje do të vazhdojë të monitorojë praktikën gjyqësore në nivel nacional, në mënyrë të veçantë çështjet gjyqësore që përfshijnë gazetarët apo mediat në raste të shpifjeve dhe fyerjeve.

Projekti parasheh aktivitete ndërgjegjësuese përmes trajnimit të gazetarëve, si dhe të gjykatësve dhe avokatëve mbi lirinë e shprehjes në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në fund, ky projekt synon të përforcojë dialogun me qeverinë, politikëbërësit, gjyqësinë, mediat dhe aktorët ndërkombëtarë për të kontribuar të sillet ligjislacioni i medias dhe praktika në pajtim me standardet evropiane.

Federata Evropiane e Gazetarëve, si partneri ynë i jashtëm ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti, si dhe së paku tre nën-grantues të shoqërisë civile në niveli lokal. Ky prokekt do të zgjas deri në vitin 2018.

 

jaune
Projekti është i financuar nga Unioni Evropian


Promovimi i fotoreportimit

 

Granti implementohet nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë si mbështetje për  arritjen e qëllimeve strategjike për të avancuar standardet profesionale të gazetarëve në vend.

Ky projekt ka për qëllim të angazhojë drejtpërdrejtë të paktën 20 fotoreporterë profesional që janë të motivuar për të zgjeruar njohuritë e tyre në një proces të know-how në bashkëpunim me ekspert nga Shtetet e Bashkuara.

Projekti ka për qëllim të kyq edhe publikun më të gjërë.

Në qytetin e Ohrit është mbajtu një trajnim për fotoreporterë me ekspert nga SHBA-ja, dhe poashtu në periudhën e ardhshme planifikohet të ketë aktivitete të ngjajshme edhe n ë qytetin e Shkupit.

 

US Embassy Logo

Projekte Rajonale:

 

Projekti rajonal “Platforma rajonale për avokim lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve për Ballkanin Perëndimor “.

Në bashkëpunim mes gjashtë shoqatave të pavarura të gazetarëve nga Ballkani Perëndimorë, ShGM (Maqedoni) do të punojnë së bashku me organizatat e gazetarëve nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia për të avokuar aplikimin e standardeve të BE-së mbi lirinë dhe pluralizmin e medias.

Objektivi specifik i këtij projekti është krijimi i një platforme online “Sistem për paralajmërim të hershëm dhe parandalimim” si një mekanizëm për lobim të përbashkët për zbatimin e standardeve të BE-së në fushën e medias dhe parandalimin e neglizhencë, përmes ngritjes së kapaciteteve, krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e njohurive në mes të gjashtë shoqatave të gazetarëve në rajon.

Projekti financohet nga Komisioni Evropian, si pjesë e programit të medias për mbështetje të rrjeteve rajonale tematike të organizatave nga shoqëria civile.

 

jaune
Projekti është i financuar nga Unioni Evropian