Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

PSP nuk do të ndjekë Bozhinovskin për zbulimin e sekretit shtetëror

ZNM
Monday, der 17. September 2018Monday, der 17. September 2018/ Monday, der 17. September 2018

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Shpion”, Prokuroria Speciale Publike tërhoqi një pjesë të aktakuzës kundër gazetarit Zoran Bozhinovski, që ka të bëjë me zbulimin e sekretit shtetëror.

Prokuroria Speciale e bëri këtë sepse në kërkesën për ekstradimin e Bozhinovskit nga Serbia në Maqedoni, kjo vepër penale nuk është përmendur. Sipas ligjit në vend, personi i ekstraduar mund të përgjigjet vetëm për akuzat e përcaktuara në kërkesën për ekstradim. Prokuroria Speciale Publike do të vazhdojë me aktakuzën në lidhje me ndërmarrjen kriminale, shantazhin dhe spiunazhin.

Bozhinovski ia përsëriti gjykatës kërkesën për kthimin e pasaportën e tij, por gjykata u përgjigj se ato ende nuk kanë marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

Seanca do të vazhdojë më 20 shtator dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do ta monitorojë atë deri në fund.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: