Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U mbajt punëtori me temë: “Trende të reja të gjuhës së urrejtjes në mediat dhe plagjiatura në gazetari”

ZNM
Thursday, der 30. August 2018Thursday, der 30. August 2018/ Thursday, der 30. August 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nga 24-26 gusht, në Ohër, organizoi punëtori dyditëshe me temë: “Trende të reja të gjuhës së urrejtjes në mediat dhe plagjiatura në gazetari”.

Në këtë trajnim morrën pjesë gazetarë, kryeredaktorë dhe avokatë, ndërsa trajnues në të ishin kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Tamara Çausidis dhe anëtari i Këshillit për ankesa në Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni, Erdem Ahmet.

Një ndër temat kryesore të punëtorisë ishte tema për të drejtat e autorëve, ose më saktë si mund t’i mbrojmë ato dhe si duhet t’i respektojmë të drejtat e autorëve të tjerë. Gjithashtu, u diskutua edhe për gjuhën e urrejtjes në shoqërinë tonë, posaçërisht në median dhe rrjetet sociale, ndërsa u bë fjalë edhe për etikën profesionale në gazetari.

Për pjesëmarrësit u prezantuan lëndë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga gjykatat e vendit për lëndët që kanë të bëjnë me temat e përfshira në trajnimin.

Përfundimi kryesor nga trajnimi ishte se në Kodin penal gjuha e urrejtjes është e përfshirë, mirëpo në praktikën gjyqësore nuk ka lëndë të regjistruara në lidhje me gjuhën e urrejtjes në gazetari. Për dallim nga ajo Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli i nderit në SHGM dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni në disa raste kanë reaguar për prezencën e gjuhës së urrejtjes në mediat në vend.

Ky trajnim ishte i organizuar në kuadër të projektit: “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin