Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM lobon te diplomatët kundër reklamave politike në media

  • 4617
  • 4617
  • 4617
  • 4617
  • 4617
  • 4617
ZNM
Thursday, der 16. August 2018Thursday, der 16. August 2018/ Thursday, der 16. August 2018

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dje dhe sot takuan diplomatë të akredituar në Shkup. Kryetari i SHGM Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekulovski patën takime të ndara me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp, zëvendës ambasadorin i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Lukash Holub dhe me këshilltarin politik në ambasadën e SHBA-së Pol Graden.

Në të gjitha takimet kryetari i SHGM shprehu shqetësim për ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor për legalizimin e propagandës politike në median me para publike dhe rregullim indirekt të medias online, të cilët do të ndikojnë në mënyrë negative mbi lirinë e mediave.

Selmani u shpjegoi bashkëbiseduesve se qeveria dhe opozita dëshirojnë të bëjnë propagandë politike në mediat gjatë fushatës zgjedhore me para publike,  dhe me këtë kthejnë sistemin e vjetër të korruptuar midis politikës dhe pronarëve të mediave nga koha e regjimit të Gruevskit. Sipas tij, paratë që do t’i fitojnë mediat nga partitë politike për publikimin e propagandës politike i bën financiarisht të varura dhe do të ndikojë në politikën editoriale të tyre.

Ai kërkoi nga diplomatët të angazhohen te qeveria pas referendumit të hiqet mundësia me para publike të bëhet propagandë politike dhe ti merret mundësia  Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve t’i regjistrojë dhe dënojë mediat online gjatë fushatës zgjedhore ose referendumit.

Përfaqësuesit e SHGM me diplomatët biseduan edhe për joefikasitetin e prokurorisë dhe gjyqit në procedimin e sulmeve kundër gazetarëve. Përveç asaj, ato besojnë se thirrjet publike të përfaqësuesve të lartë të qeverisë drejtuar udhëheqësve të Radiotelevizionit të Maqedonisë për të dhënë dorëheqje janë kontraproduktive dhe nuk kontribuojnë për reformën në servisin publik.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: