Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

EFG mbështet qëndrimin e SHGM-së në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor

ZNM
Tuesday, der 14. August 2018Tuesday, der 14. August 2018/ Tuesday, der 14. August 2018

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFG) mbështet qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe shoqatat tjera gazetareske – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, të cilat kundërshtuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Sipas EFG, kritika e shoqatave gazetareske për zgjidhjet e reja ligjore është absolutisht e justifikuar. Ndryshimet u lejojnë autoriteteve të ndërhyjnë në lirinë e medias dhe pavarësinë e politikës editoriale gjatë fushatave zgjedhore.

“Këto ndryshime të dëmshme në Kodin Zgjedhor nuk kontribuojnë në situatë kur kemi reforma të bllokuara për mediat dhe padyshim do të ndikojnë në mënyrë negative edhe në punën e medias në ambientin e përgjithshëm demokratik gjatë fushatave parazgjedhore”, thuhet në kumtesën e EFG.

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon edhe për atë se me një nga ndryshimet e bëra Komisioni Shtetëror Zgjedhor autorizohet t’i regjistrojë dhe të ndjekë raportimin e onlajn mediave gjatë kohës së zgjedhjeve. Përveç kësaj, janë parashikuar edhe dënime deri më 4.000 euro për raportim të pabalancuar ose të paanshëm në mediat.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: