Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM ankohet në OSBE për kthimin e propagandës politike në media

ZNM
Thursday, der 9. August 2018Thursday, der 9. August 2018/ Thursday, der 9. August 2018

Një delegacion i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë takoi sot përfaqësuesit e Misionit monitorues të ODIHR, me të cilët biseduan për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe referendumin, të cilët ndikojnë në punën e mediave.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se pushteti dhe opozita keqpërdorin referendumin për të siguruar financimin e propagandës së tyre politike me para publike duke shkaktuar dëme të rënda mbi lirinë e mediave dhe gazetarinë profesionale.

Selmani vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore rikthehen fushatat e qeverisë nga koha e regjimit të Gruevskit, kur me para publike qeveria zbatonte fushata mediatike për “sukseset” në punën e tyre.

Ai beson se finansimi i propagandës politike në mediat me para të qytetarëve do të forcojë lidhjet koruptive të mediave me partitë dhe do të ndikojë në raportimin e tyre për proceset politike në vend. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë trysni mbi qeverinë pas përfundimit të referendumit, të fshihen nga Kodi Zgjedhor.

Për Selmanin është e papranueshme përfaqësuesit e qeverisë të bëjnë trysni politike dhe financiare mbi Radiotelevizionin e Maqedonisë në kohë kur ato në mënyrë deklarative janë duke u angazhuar për servilin publik.

Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski kritikoi sjelljen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili përkundër praktikave të mira evropiane, mundohet të përvetsojë përgjegjësitë e Agjencisë për media me regjistrimin e mediave online. Sipas tij, KSHZ nuk mund të vlerësojë raportimin e mediave online për referendumin dhe t’i ndëshkojë për raportim të pabalancuar.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: