Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Selmani me porosi për Qeverinë dhe opozitën për reformat në media

ZNM
Tuesday, der 17. July 2018Tuesday, der 17. July 2018/ Tuesday, der 17. July 2018

Sot u mbajt edhe një seancë e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë. Në të morri pjesë edhe euro komisari Johanes Han, i cili zyrtarisht e inauguroi fillimin e “skrining” procesit për gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në seancën foli edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani i cili është anëtarë i Këshillit si përfaqësues i sektorit civil.

Në vijim mund ta lexoni fjalimin e tij të plotë:

„Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar miq nga Evropa,

Në emër të gazetarëve të Maqedonisë dëshiroj të dërgoj disa porosi për të nderuarit që sot janë të pranishëm këtu.

Porosia e parë është për Komisarin Han. Më vjen mirë që ndërgjegjja në Bashkimin Evropian është duke u forcuar për atë se Ballkani është pjesë e Evropës. Rrënjët e civilizimit evropian janë pikërisht në Ballkan.

Në periudhën në vijim të anëtarësimit të Maqedonisë në BE kushtojuni më shumë vëmendje reformave në media. Mediat e lira dhe profesionale paraqesin oksigjen për çdo demokraci, ndërsa demokracia në Maqedoni ka nevojë për shumë oksigjen. Mediat profesionale janë ilaçi më i mirë kundër keqpërdorimeve të pushtetit.   

Porosia e dytë është për Qeverinë. Ka ndryshime në median, por ato ndryshime nuk janë të qëndrueshme. Ne si shoqatë e gazetarëve bashkëpunojmë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Ju, mirëpo duhet të dakordohemi për disa parime themelore.

Duhet të ndërpritet politika e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarëve. Numri i sulmeve është zvogëluar nga viti i kaluar, policia këto sulme i zbardh në mënyrë më efikase, por fatkeqësisht deri më tani asnjë nga sulmuesit nuk është sjellë para drejtësisë.

MPB thotë se nuk mund t’i bëjë përsëri hetimet e sulmeve të vjetra mbi gazetarëve nga koha e qeverisë së kaluar sepse ato janë zbatuar në mënyrë joprofesionale, ndërsa në disa raste janë shkatërruar edhe provat. Nëse nuk mund të përsëriten ato hetime, atëherë mund të kërkoni përgjegjësi penale nga udhëheqësit në polici të cilët kanë kryer hetime jocilësore dhe kanë shkatërruar prova.

Për politikën e mosndëshkimit të sulmeve mbi gazetarëve nuk duhet të fshiheni pas prokurorisë. Prokurori i ri është zgjedhur nga ana e pushtetit të ri, prandaj uluni dhe bisedoni me të që të gjeni mënyra si të përshpejtohen hetimet në të cilët gazetarët kanë qenë viktima.

Qasjen që e keni për reforma në servilin publik është e gabuar. Reformë nuk mund të bëhet me më pak para për RTM. Vitin e kaluar e zvogëluat buxhetin e RTM-së për 40 për qind, ndërsa tani me rebalancin e buxhetit do të jepni tre milion euro shtesë. Me këtë u konfirmua qëndrimi jonë se 12 milion euro në vit për RTM nuk mjaftojnë për të përforcuar pavarësinë dhe për të përmirësuar cilësinë e programit. Sistemi i financimit duhet të jetë i çliruar nga ndikimet politike dhe ai nuk guxon të varet nga vullneti i Qeverisë.

Porosia e tretë është për opozitën. Mos e bllokoni sjelljen e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sepse ju bindim se ndryshimet e propozuara, me përjashtim të modelit për financimin e RTM-së, janë të mira për mediat. Vota juaj do të vendos për zgjedhjen e organeve drejtuese në RTM dhe në Agjencinë për media sepse në ligjin është parashikuar ato të votohen me shumicë e dy të tretave. Lejoni ky ligj të kalojë sepse ka shumë ligje të tjera me të cilët mund të bëni pazarllëk me Qeverinë.

Porosia e fundit është për kolegët tonë. Liria e zmadhuar do të thotë edhe përgjegjësi më të madhe. Në punën tuaj praktikoni parimet e Kodit të Gazetarëve“. 

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: