Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U ndanë çmimet për “Raportimet profesionale për situatën e refugjatëve”

ZNM
Friday, der 22. June 2018Friday, der 22. June 2018/ Friday, der 22. June 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën e juristëve të rinj dhe Komisariati i lartë për refugjatët në Kombet e Bashkuara – UNHCR i ndanë çmimet për “Raportimin profesional mbi situatën e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migruese në vitin 2017 në Maqedoni”.

Çmimet ishin të ndara në këto tre kategori:

  • Një artikull ose seri artikujsh
  • Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
  • Fotografi

Në kategorinë për artikull ose seri artikujsh vendin e parë e fituan gazetaret nga Radio MOF, Emilija Petreska dhe Stefanija Tenekxhieva për artikullin me titull “E kanë lëshuar trenin e fundit për në Evropë, tani e jetojnë jetën e vrazhdë të Maqedonisë”. Vendi i dytë në këtë kategori i takoi Sinisha Stankoviqit, ndërsa vendin e tretë e fitoi Marija Tasev.

Në kategorinë emision, shtesë, dokumentar i shkurtër vendin e parë e fitoi Gonca Koceva për emisionin me titull “Storja e refugjatëve me një fund të lumtur”. Vendi i dytë i takoi Hekuran Aqifit, ndërsa vendin e tretë e fitoi Petar Klinçarski.

Vendin e parë në kategorinë për fotografi e fitoi Gjorgji Liçovski, për fotografinë me titull  “Refugee stuck in transit center Tabanove village”. Në këtë kategori vendi i dytë i takoi Robert Atanasovskit, ndërsa vendin e tretë e fitoi Tomislav Georgiev.

Në ndarjen e çmimeve foli edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Deniz Sulejman, i cili tha se SHGM është e bindur se këto çmime stimulojnë gazetarët të jenë më profesional dhe më të përgjegjshëm kur raportojnë për këtë çështje mjaft senzibile.

Sipas tij çështja e trajtimit të refugjatëve është sikur një bombë e cila mund të aktivohet në çdo çast. “Kjo çështje është shumë e rëndësishme në kushte kur në Evropë e djathta ekstreme është duke u përforcuar dhe ajo i sheh refugjatët sikur të paraqesin rrezik dhe kërcënim. Për atë këtu janë kolegët tanë gazetarë dhe reporterë të cilët duhet të luftojnë kundër këtyre stereotipave dhe paragjykimeve”, theksoi ai.

Dejan Kladarin nga zyrja e UNHCR-së iu porositi gazetarëve: “Në UNHCR e çmojmë profesionin tuaj aq të rëndësishëm dhe fuqinë për t’i informuar qytetarët. Ne e dimë vlerën e raportimit etik, si dhe rrezikun që mund të shkakton raportimi joetik, që mund t’ua rrezikojë jetën refugjatëve. Shpresojmë se raportimi etik, raportimi që bazohet në fakte dhe raportimi që i informon qytetarët të sjellin gjykime për ngjarjet që na rrethojnë dhe ato të dominojnë në hapësirën mediatike”.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin