Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Dënim i sulmeve mbi gazetarëve në protestën para Kuvendit

ZNM
Monday, der 18. June 2018Monday, der 18. June 2018/ Monday, der 18. June 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i dënon ashpër sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në protestën kundër marrëveshjes për emrin е cilа u mbajt dje para Kuvendit. Brengos fakti se qytetarët e pakënaqur edhe më tutje revoltin e tyre e shfaqin kundër gazetarëve. I bëjmë thirrje MPB-së urgjentisht t’i identifikojë sulmuesit dhe t’i sjellë para drejtësisë.

SHGM, gjithashtu proteston kundër paraburgimit të gazetarit të Infomaks-it, Borislav Stolkoviq, me arsyetim se ka refuzuar të legjitimohet dhe për incizimin e pjesëtareve të policisë në fytyrë. Pohimi i MPB-së se gazetari ka refuzuar të legjitimohet është i pakuptueshëm sepse në incizimin nga paraburgimi duket qartë legjitimacioni i tij gazetaresk.

Incizimi i policëve në protestë nuk mund të jetë arsye për paraburgim të gazetarëve sepse ndalesë e tillë nuk ekziston në asnjë ligj. Gjithashtu, incizimi i sjelljes së policisë në protestë është në interes të madh të publikut që të mund të regjistrohen keqpërdorime eventuale.

Është obligim i pushtetit t’i mbrojë dhe t’u sigurojë gazetarëve dhe ekipeve gazetareske kushte të sigurta për punë gjatë protestave.

Shoqata e dënon sjelljen e gazetarit Stoilkoviq, i cili në vend se të raportojë për protestën ai u bë pjesëmarrës në të. E rikujtojmë kolegun Stoilkoviq se fjala e urrejtjes dhe thirrja për dhunë nuk janë të pranueshme në profesionin e gazetarisë. Kjo nuk paraqet liri të fjalës, por mohim brutal i saj.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: