Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Trajnime me policinë për siguri më të madhe të gazetarëve gjatë protestave

ZNM
Tuesday, der 12. June 2018Tuesday, der 12. June 2018/ Tuesday, der 12. June 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë për punë të brendshme dhe me Misionin e OSBE-së në Shkup mbajtën punëtori për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit nga ngjarje me rrezik të lartë.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani tha se trajnimet do t’i ndihmojnë policisë më mirë të kuptojë rolin e mediave për informimin e qytetarëve nga protesta duke shmangur ashtu incidente të mundshme. “Për fat të keq kishte shembuj në të kaluarën kur pjesëtarë të policisë për arsye të paqarta sulmonin gazetarë gjatë protestave. Policia duhet të mësojë se gazetarët në protesta nuk paraqesin armiq, por edhe ato janë profesionist që kryejnë detyrat e tyre, të cilët duhet të mbrohen në rast të jenë të sulmuar nga protestuesit”, tha Selmani.

Ai tha se trajnimet e përbashkëta për sigurinë e gazetarëve gjatë ngjarjeve me rrezik të lartë duhet të ngrisin besimin dhe bashkëpunimin mes policisë dhe gazetarëve me qëllim që të gjenden zgjidhje që do të mundësojnë të dyja palët të kryejnë punët e tyre duke mos i penguar njëri-tjetrit.

Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski e përsëriti angazhimin e qeverisë për zero tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. “Çdo sulm mbi gazetarëve do të jetë i dënuar dhe i sanksionuar. Nga 1 qershori i vitit të kaluar e deri më sot kemi 12 raste në të cilët është rrezikuar siguria e gazetarëve dhe të gjithë janë të zbardhura nga ana e MPB-së”, tha Spasovski. Ai iu bëri thirrje edhe institucioneve tjera siç janë gjyqësori dhe prokuroria publike të kontribuojnë me punën e tyre për ngritjen e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldstajn tha se në kuadër të këtij bashkëpunimi janë mbajtur gjashtë trajnime në qytete të ndryshme në Maqedoni. “Një gjë që e mësuam nga këto punëtori ishte se dialogu i hapur mes policisë dhe gazetarëve është i mundshëm dhe është i dobishëm për të dyja grupet, por edhe për opinionin”, theksoi ai.

Sipas tij, institucionet përveç sulmeve të reja duhet t’i hetojnë edhe sulmet e vjetra me qëllim që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: