Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Reforma në RTM të bëhet me më shumë para dhe më pak ndikim politik

ZNM
Friday, der 1. June 2018Friday, der 1. June 2018/ Friday, der 1. June 2018

Nuk ka reforma reale në sferën e medias pa zbatuar reformë serioze në Radiotelevizionin e Maqedonisë. Departizimi i organeve qeverisëse dhe sigurimi i një sistemi të qëndrueshëm të financimit të servilit publik janë të rëndësishme për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të saj. Këto janë pjesë e konkluzioneve të debatit të sotëm për “Sfidat për reforma në Radiotelevizionin e Maqedonisë”, e organizuar në Shkup nga Shoqata e Gazetarëve në bashkëpunim me Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humanistike.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani theksoi se pushteti dhe opozita së bashku punojnë kundër zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian për reforma në servilin publik. “Qeveria e sulmon pavarësinë financiare të RTM-së, ndërsa opozita mundohet t’i mbajë ushtarët partiak”, tha Selmani dhe shtoi se me ndryshimin e modelit të financimit të RTM-së, i cili duhet të jetë model i përkohshëm, buxheti i servilit publik është përgjysmuar.

Selmani beson se qeveria me vlerësimin negativ për punën e RTM-së e ka shkelur autonominë e saj sepse servilin publik edhe më tutje e konsideron si ndërmarrje publike. “RTM nuk është as Pyjet e Maqedonisë, as Ujësjellësi dhe Kanalizime”, vlerësoi kryetari i SHGM-së.

Sipas tij nuk është punë e qeverisë të merret me rinovimin e produkcionit muzikor të RTM-së sepse në të kundërtën rrezikon të ndërhyjë në sistemin e saj të financimit. Gjithashtu, ky veprim vetëm vërteton se 0,7 për qind nga buxheti shtetëror, janë mjete që nuk mjaftojnë që të mundet servili publik të kryejë misionin e tij që është të informojë, edukojë dhe t’i argëtojë qytetarët.

Selmani e vlerësoi si të paarsyeshme bllokimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Kuvend nga ana e opozitës, e cila ka rol vendimtar në zgjidhjen e anëtarëve të Këshillit programor. Ai tha se VMRO-DPMNE më shumë kujdeset për mbrojtjen e drejtorit të RTM, se sa të sigurojë financim stabil të servilit publik. “Ato paraqitën rreth 70 amendamente për ligjin, ndërsa asnjëri prej tyre nuk parasheh zmadhimin e mjeteve për financimin e RTM-së”, shtoi Selmani.

Ai u bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të ndërpresin me pazarllëkun politik në llogari të RTM-së dhe së bashku të votojnë Ligjin për SHMAA.

Ana Blazheva nga Instituti për Shkenca Shoqërore dhe Humanistike foli për nevojën e RTM-së për të sjellë akte vetërregulluese, që mund të përforcojë pavarësinë programore.

Drejtori i MIA-së, Dragan Antonovski, tha se paratë janë të domosdoshme për reforma në RTM, por zgjidhja nuk duhet të kërkohet vetëm te pushteti, por edhe tek vullneti i të punësuarve.

“Gjëra e parë që duhet të bëhet aty është departizimi, ndërsa e dyta është investimi në të. Por, këtu nuk është vetëm shteti, por edhe të punësuarit dhe ato të cilët do të punësohen”, theksoi Antonovski. Sipas tij, zgjidhja për RTM-në nuk duhet të pritet nga jashtë, por duhet të kërkohet nga brenda.

Gazetari Igor Stojanov, i prezantoi rezultatet nga analiza për gjendjen socio-ekonomike të gazetarëve nga Maqedonia Lindore, sipas të cilëve, për tërë rajonin Lindor RTM ka vetëm tre korrespodent. Stojanov tha se për cilësinë e informimit në servilin publik rrjeti i korrespodentëve është i domosdoshëm.

Dejan Georgievski nga Qendra për Media, tha se financimi i RTM-së është shumë i rëndësishëm për përforcimin e saj.

“Më duket se edhe dy për qind nga buxheti i vitit të kaluar janë pak para nëse dëshirojmë servil publik me standarde ndërkombëtare. Zgjidhja e tanishme për financimin ndoshta është stabile dhe e parashikueshme në afat të mesëm, por jo edhe në afat të gjatë, sepse aspak nuk është e mjaftueshme, tha Georgievski.

Pjesëmarrësit në debatin propozuan debati i ardhshëm në këtë temë të organizohet me të punësuarit e RTM-së.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: