Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Lirim të biletave mujore për anëtarët e SHGM-së për transport me autobusët e NQP – Shkup

ZNM
Thursday, der 31. May 2018Thursday, der 31. May 2018/ Thursday, der 31. May 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me komunën Qyteti i Shkupit dhe me Ndërmarrjen Qarkulluese Publike – Shkup, bën marrëveshje të bëjnë zbritje për gazetarët për biletën mujore të autobusëve në Shkup.

Zbritja e çmimit të biletës mujore për transportin publik do të jetë 50%. Që të munden gazetarët të shfrytëzojnë këtë zbritje, duhet të jenë anëtarë të ShHM-së dhe të kenë të paguar anëtarësinë vjetore.

Procedura për nxjerrjen e biletës mujore është e thjeshtë. Gazetarët të cilët janë të interesuar për nxjerrje të kësaj bilete duhet të shkojnë në drejtorinë e NQP – Shkup (Adresa: bul. Aleksandar Makedonski nr. 10, Shkup – Republika e Maqedonisë) dhe t’i drejtohen shërbimit për shitje. Gjithashtu, gazetarët me vete duhet të mbajnë edhe librezën gazetareske të SHGM-së dhe aty për aty të bëjnë pagesën për biletën mujore. Gazetarët që janë duke e shfrytëzuar biletën mujore duhet të mbajnë me vete vetëm librezën e SHGM-së, ndërsa ato të cilët për herë të parë dëshirojnë të përdorin këtë shërbim duhet me vete të kenë edhe fotografi (3 x 4) dhe dokument për identifikim.

Përveç biletës mujore, me qëllim që të lehtësohet procedura, gazetari mund të nxjerrin edhe bileta njëmujore, dymujore, tremujore, gjysmë vjetore ose vjetore, duke bërë pagesën përkatëse.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin dhe thekson se me këtë përfitim Maqedonia iu afrohet praktikave të shteteve të zhvilluara evropiane në mundësimin e punës më të lehtë dhe më efektive për gazetarët.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin