Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

RIKUJTIM: Thirrje publike për çmime gazetareske

DSC_0730
ZNM
Monday, der 14. May 2018Monday, der 14. May 2018/ Monday, der 14. May 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – UNHCR shpallin “Thirrje publike për çmim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migratore në vitin 2017 në Maqedoni”

Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga Komisioni i përbëre nga gazetarë, fotografë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe nga përfaqësues të zyrës të UNHCR-së në Shkup. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqendruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit profesional.

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:

  • Një artikull ose seri artikujsh
  • Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
  • Fotografi

Dorëzimet duhet të përqendrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe kërkuesve të mundshëm të azilit, dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2017 (nga 01.01.2017 deri më 31.12.2017)
  • Përfshin histori autentike në lidhje me përvojën e refugjatëve dhe azilkërkuesve
  • Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët dhe rrethanat në të cilat këta persona kanë arratisur shtëpitë e tyre
  • Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipat
  • Aplikuesit janë shtetas të Republikës së Maqedonisë

E rëndësishme:

  • Autori mund të konkurrojë me jo më shumë se 3 artikuj / histori / fotografi
  • Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF me datë botimi;
  • Video materialet duhet dërguar në CD/DVD me datë botimi;
  • Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 pakselë në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
  • Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në contact@myla.org.mk me titull Thirrje publike për çmim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migratore në vitin 2017 në Maqedoni; ose të dorëzohen me postë ose personalisht zyrën e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, në Rr. Donbass 14 / 1-6, 1000 Shkup në zarf të vulosur me titullin e thirrjes.
  • Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve mund të merrni në tel.077/587-642 ose në otanceva@myla.org.mk

Për dorëzimet më të suksesshëm do të jepen nga tri çmime për tri kategoritë të ndryshme, me një vlerë totale prej 240.000 denarë, si më poshtë:

  • Vendi i parë 40,000 denarë, vendi i dytë 25.000 denarë dhe vendi i tretë 15.000 denarë.

Afati i fundit për aplikim është 23.05.2018

Fituesit do të shpallen deri  më 15.06.2018, dhe shpërblimet do të prezantohen në Ditën botërore të refugjatëve, 20.06. 2018.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin