Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Eksperti amerikan: Gjykatat të hapen ndaj gazetarëve

ZNM
Friday, der 13. April 2018Friday, der 13. April 2018/ Friday, der 13. April 2018

Seancat gjyqësore të hapen për publikun dhe gazetarët sepse vetëm në këtë mënyrë do të rritet besimi i qytetarëve ndaj gjykatave. Kjo ishte këshilla kryesore e gazetarës amerikane Rejçëll Koen, në puntorinë rajonale në Shkup me temë: “Transparenca gjyqësore dhe evaluimi i gjykatësve në dritën e reformave në gjyqësi”, e organizuar nga Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni.

Koen preznetoi përvojën amerikane të bashkëpunimit mes gjykatave dhe mediave, i cili zhvillohet përmes Komitetit të Gjyqit dhe Mediave në kuadër të Gjykatës së Lartë në Boston. Ajo tha se seancat gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun dhe se gazetarëve duhet t’u lejohet të përdorin të gjitha llojet e pajisjeve elektronike gjatë dëgjimit.

“Gazetarët dhe gjykatësit mund të mësojnë shumë nga njëri-tjetri, dhe gjykatat e hapura janë një mënyrë e mrekullueshme për të rritur besimin e publikut për atë që ndodh në sallat e gjyqit. Ky është misioni i vërtetë i Komitetit të Gjyqit dhe Mediave në Masaçusec. Kur them gjykata të hapura, mendoj në gjykata të hapura për kamera dhe për të gjitha llojet e pajisjeve elektronike, në mënyrë që gazetarët të kenë mundësi të shkruajnë poste në rrjetet sociale, ose të raportojnë drejtpërdrejtë nga salla e gjyqit,” theksoi Koen.

Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemail Saiti paralajmëroi se duke ndjekur shembullin e Amerikës edhe në Maqedoni do të formohet organ – ku do të diskutohet për çështjet e përbashkëta të gjykatave dhe mediave. “Do të hapet çështje për bashkëpunim më të afërt me mediat, në drejtim të formimit të trupit gjyqësor-medial, ku do të mundet të debatohet për shumë çështje të përbashkëta, që të hapen gjykatat për mediat, si dhe për të jenë mediat më afër punës tonë,” shtoi Saiti.

Pavarësia e gjykatësve në Maqedoni, sipas zëdhënëses të Ambasadës të SHBA-së në Shkup, është e rëndësishme në zbatimin e reformave në drejtësi në vend. “Shoqata e gjykatësve bën punë të mirë në promovimin e pavarësisë së gjykatësve në Maqedoni, për të cilën, ne si ambasadë besojmë se është shumë e rëndësishme për reformat që i nevojiten Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-së dhe BE-së,” theksoi Lora Braun, zëdhënëse në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Gjatë debatit përfaqësuesi i SHGM-së Deniz Sulejman, tha se transparenca e gjyqësorit është shumë e rëndësishme, posaçërisht në këtë periudhë kur çdo ditë në gjyq kemi lëndë të rëndësishme për publikun. “Praktika e SHBA-së dhe e shteteve tjera demokratike thotë se gazetarët mund të përdorin mjete elektronike gjatë seancave gjyqësore. Për fat të keq, në Maqedoni vitin e kaluar dy gazetarë u paraburgosën me shpjegim se kanë incizuar gjykatësin. Gazetarët i paraburgosën pa urdhër dhe u mbajtën gjashtë orë në stacionin policor, ndërsa që të jetë ironia edhe më e madhe, kjo gjë ndodhi më 2 nëntor kur shënohet dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve,” theksoi Sulejman. Ai shtoi se hapja e gjykatave ndaj gazetarëve dhe institucioneve tjera publike është shumë e rëndësishme për të luftuar dukurinë e lajmeve të rreme.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: