Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Selmani u takua me kryetarin e Gjykatës Penale, Ivan Xholev

ZNM
Tuesday, der 6. March 2018Tuesday, der 6. March 2018/ Tuesday, der 6. March 2018

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot u takuan me kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev. Gjatë takimit u bisedua për përmirësimin e kushteve të gazetarëve që raportojnë nga seancat gjyqësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, e përkrahi praktikën e re e kryetarin Xholev në lidhje me transparencën e institucionit. “Ne iu sugjeruam institucioneve të mbajnë brifingje të rregullta me gazetarët, sepse në këtë mënyrë rritet transparenca e institucionit dhe zvogëlohet mundësia për publikimin e lajmeve të pakontrolluara”, theksoi Selmani.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procese gjyqësore konkrete që janë duke u zhvilluar kundër gazetarëve. Selmani kërkoi nga gjykatësit të përdorin praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur sjellin vendime për lëndë kundër gazetarëve.

Të dyja palët shprehën gatishmëri të organizojnë aktivitete dhe trajnime të përbashkëta, të cilët kanë për qëllim të lehtësohet qasja e gazetarëve në gjyq dhe të përmirësohet cilësia e raportimit.

Kryetari i Gjykatës Penale Xholev tha se Gjyqi është i hapur për bashkëpunim me ShGM-në me qëllim që të rritet transparenca dhe të përmirësohet qasja e gazetarëve në gjyq.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: