Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U ndanë çmimet vjetore të SHGM-së

ZNM
Wednesday, der 28. February 2018Wednesday, der 28. February 2018/ Wednesday, der 28. February 2018

Me rastin e 72 vjetorit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, sot u ndanë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vepër jetësore dhe gazetari hulumtuese.

Fitues të çmimit për gazetari hulumtuese janë gazetaret Mençe Atanasova Toçi dhe Snezhana Lupevska Sozen, ndërsa çmimi për vepër jetësore i takoi gazetarit Lubomir Gajdov.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani iu uroi fituesve të çmimeve dhe theksoi se ato janë shembull për atë si duhet të duket gazetari në një shtet të lirë demokratik.

Selmani tha se gazetarët edhe më tutje janë duke u përballuar me probleme serioze, siç është mosndëshkimi i dhunës mbi gazetarëve dhe reforma në legjislacionin mediatik.

“Pavarësisht nga angazhimi deklarativ i qeverisë së re në lidhje me praktikën e mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarëve, asnjë sulmues i gazetarëve nuk është sjellë para drejtësisë”, theksoi Selmani.

Ai tha se në ndërkohë gazetarët përballohen me forma të reja të shtypjes, siç është përpjekja për të lidhur duart e gazetarëve duke iu dhënë certifikata të sigurisë, dhe praktika e kompanive të mëdha të përdorin reklamat për shtypje mbi mediat.

Sipas tij, lufta e gazetarëve për lirinë e të shprehurit do të vazhdojë sepse jeta pa liri është robëri. “Të bashkuar jemi më të fortë dhe më të qëndrueshëm deri në ditën kur liria e të shprehurit në Maqedoni nuk do të jetë vetëm fjalë të vdekura në letër, por do të jetë pjesë e jetës tonë”, porositi kryetari i SHGM-së.

Fituesit e çmimeve i falënderuan SHGM-së për nderin dhe thanë se shpresojnë të jenë të trashëguar vitin e ardhshëm nga kolegë të rinj të cilët duhet të vazhdojnë punën hulumtuese. Këtë vit për çmimin për gazetari hulumtuese janë paraqitur 25 gazetarë.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: