Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM organizoi trajnim për gazetarë, avokatë dhe prokurorë publik

  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
  • 4221
ZNM
Tuesday, der 13. February 2018Tuesday, der 13. February 2018/ Tuesday, der 13. February 2018

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë nga 8-10 shkurt organizoi trajnim dy ditësh me temë: “Praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Prokurorisë Publike në Maqedoni për lëndët që përfshijnë lirinë e medias”.

Në këtë trajnim morën pjesë gazetarë, avokatë dhe prokurorë publik, të cilët mësuan më shumë për lirinë e fjalës dhe për praktikat bashkëkohore evropiane nga d-r Mirjana Lazarova Trajkovska, Ivana Trajçeva-prokuror publik dhe Elizabeta Nedanovska-këshilltare për marrëdhënie me publikun, dhe e përmirësuan bashkëpunimin mes tyre.

Sipas ShGM-së, ky lloj i trajnimeve ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit mes gazetarëve dhe Prokurorisë Publike nëpërmjet të shqyrtimit të lëndëve të lidhura me lirinë e të shprehurit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, iu drejtua pjesëmarrësve në trajnimin dhe theksoi se vetëm gazetarë të trajnuar mirë dhe vetëm gazetarë të informuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

Në lidhje me relacionet mes gazetarëve dhe institucioneve Selmani tha se duhet të ndryshohet praktika e deritanishme. “Fatkeqësisht, praktika e deritanishme nuk është e mirë. Kur gazetarët gjenden në bankën e të akuzuarve, institucionet janë shumë efikase në ndëshkimin e tyre, madje edhe përkrahin akuza të pabaza. Por, kur gazetarët janë viktima, atëherë institucionet nuk veprojnë ose kur veprojnë atëherë lëndët mbërthehen në labirintet policore ose të prokurorisë”, theksoi Selmani.

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, në fjalimin e tij para pjesëmarrësve tha se mbrojtja e parimeve të përfshira në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithmonë duhet të jetë prioritet në punën e të dyja profesioneve, si asaj të gazetarëve, ashtu edhe të gjyqësorit, sepse vlerat evropiane bazohen në to.

“Para nesh paraqitet Interneti si formë e re e informimit, që është shumë e rëndësishme për lirinë e të shprehurit dhe për atë kemi nevojë për gazetarë të cilët aktivitetet e tyre profesionale do t’i zbatojnë në pajtim me normat dhe parimet etike. Njëkohësisht kuptohet edhe nevoja për sjellje adekuate të gjykatësve, prokurorëve dhe juristëve, për ndryshe ekziston rreziku që informimi të bëhet kaos”, tha ai.

Përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenuauer, Davor Pashoski tha se Fondacioni është partner i vjetër i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe paralajmëroi se këtë vit pritet të realizohen edhe aktivitete tjera të përbashkëta.

Ky trajnim ishte i organizuar me ndihmën e Fondacionit Konrad Adenauer, Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Francës në Maqedoni.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: