Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për qasje të lirë deri në informacione

ZNM
Thursday, der 1. February 2018Thursday, der 1. February 2018/ Thursday, der 1. February 2018

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, dhe me atë do të hapet mundësi për ngritje të nivelit të transparencës shoqërore dhe do t’u lehtësohet gazetarëve rruga deri në informacionet nga institucionet shtetërore.

Për këtë u dakorduan në takimin e sotëm përfaqësuesit e ShGM-së dhe të Komisionit. Në takimin u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit të afërt mes Shoqatës dhe Komisionit me qëllim që të përmirësohet transparenca e institucioneve publike, por edhe për t’u mundësuar qasje më e shpejt dhe më efektive për mediat dhe qytetarët deri në informatat me karakter publik.

Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, theksoi se bashkëpunimi i ndërsjellë duhet të jetë i dobijshëm për të gjithë. “Nëpërmjet të bashkëpunimit më të afërt, gazetarët do të mësojnë më shumë për ligjin për qasje të lirë deri në informata me karakter publik, ndërsa tek qytetarët dhe institucionet do të ngrihet vetëdija për rëndësinë e hapjes së institucioneve”, tha Selmani.

Njeriu i parë i Komisionit Gjorgji Slamkov, theksoi se është duke u sjellë ligj i ri i cili duhet të mundësojë funksionim më të mirë dhe më efikas të këtij organi, ndërsa njëkohësisht do të hapet mundësi për bashkëpunim më të madh dhe më intensiv me shumë veprues shoqëror.

Me Memorandumin për bashkëpunim, parashikohen trajnime për gazetarët për përdorim efikas të mundësisë ligjore për qasje të lirë deri në informata me karakter publik, si dhe fushata publike të cilët do të kontribuojnë që institucionet të bëhen më transparente.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: