Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Dënohet sulmi i gazetarit në Strugë

профилна знм
ZNM
Friday, der 26. January 2018Friday, der 26. January 2018/ Friday, der 26. January 2018

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin e gazetarit të online medias strugalajm.org, Armand Braho që ndodhi këtë javë në hotelin “Drim” në Strugë. Sipas fjalëve të gazetarit, dhunues nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët e kanë sulmuar gjatë konferencës, në të cilën gazetari ka qenë i ftuar.

Kryetari i ShGM-së Naser Selmani, iu bënë thirrje institucioneve shpejtë të hetojnë rastin dhe t’i dënojnë dhunuesit. “Nëse pushteti i ri dëshiron të dërgon porosi të qartë se nuk do të tolerojë më sulme mbi gazetarëve duhet të hetojë këtë sulm dhe dhunuesit t’i sjellë para drejtësisë”, theksoi Selmani.

Ky sulm, vetëm e vërteton vlerësimin nga Raporti i ShGM-së për nivelin e lirisë së mediave dhe për sigurinë e gazetarëve në vitin 2017 në të cilin është theksuar që sulmet mbi gazetarëve janë të motivuara nga partitë politike.

Sipas gazetarit Braho, kryetari i Aleancës, Zijadin Sela, para se të braktisë konferencën në Strugë iu është drejtuar gazetarit me fjalët: -“Ik jashtë mos u duk këtu dhe shko tek ata që të kanë dërguar t’i maresh në intervistë”. Pas kësaj, persona nga partia Aleanca për Shqiptarët kanë filluar ta maltretojnë gazetarin, e kanë penguar në transmetimin e konferencës, ndërsa pas përfundimit të ngjarjes gazetari ka qenë fizikisht i sulmuar.

Braho i ka paraqitur dhunuesit në polici. Deri më tani një person është thirrur në pyetje, dhe nga MPB deklaruan që ndaj personit do të ngrihen akuza për kundërvajtje, ndërsa punohet edhe për identifikimin e dhunuesve të tjerë.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: