Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Përfaqësues të ShGM-së u takuan me Prokurorin publik

ZNM
Tuesday, der 23. January 2018Tuesday, der 23. January 2018/ Tuesday, der 23. January 2018

Përfaqësues të Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë sot u takuan me Prokurorin publik Lubomir Joveski. Në takimin u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështjet që janë në interes të përbashkët.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani shprehu shqetësimin se në Maqedoni ekziston politika e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve. Selmani kërkoi nga Joveski që prokuroria më shpejt t’i procesuojë këto lëndë me qëllim që dhunuesit të nxirren para drejtësisë.

Ai u ankua se në periudhën e kaluar prokuroria i ka refuzuar ankesat për gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve, duke mos dhënë argumente serioze. Selmani kërkoi prokuroria prap t’i shqyrtojë këto ankesa dhe të shohin a kanë vepruar drejtë prokurorët.

U bë marrëveshje të organizohen trajnime të përbashkëta për gazetarë dhe prokurorë me qëllim që të përmirësohet raportimi i gazetarëve por edhe të përmirësohet veprimi i prokurorëve për lëndë që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës.

Prokurori publik Joveski premtoi se do t’iu jep dinamikë lëndëve për dhunë mbi gazetarëve dhe do t’i shqyrtojë ankesat e refuzuara për fjalë të urrejtjes ndaj gazetarëve. Sipas tij bashkëpunimi i prokurorisë me ShGM-në është në interes të përbashkët.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: