Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Ndryshime kadrovike në Këshillin programor në RTVM

ZNM
Friday, der 5. January 2018Friday, der 5. January 2018/ Friday, der 5. January 2018

Këshilli programor në Radiotelevizionin e Maqedonisë zgjodhi kryetar të ri. Në mbledhjen e fundit para festave,  Këshilli e konstatoi dorëheqjen e kryetares së deritanishme Snezhana Klinçarova, ndërsa në vend të saj u zgjodh Smillka Janeska-Sarkanjac.

Profesoresha në Fakultetin për shkenca informatike (FINKI) Janeska-Sarkanjac, është anëtare e Këshillit e propozuar nga Konferenca Interuniversitare.

Pas zgjedhjes së Janeska-Sarkanjac, kryetarja e deritanishme Klinçarova në shenjë të revoltit ka paralajmëruar dorëheqjen e saj nga puna në Këshillin programor.

Në seancën e njëjtë është shkarkuar edhe zëvendëskryetari i Këshillit Agim Leka, ndërsa në vend të tij është zgjedhur anëtari i Këshillit i propozuar nga ana e ShGM-së, kryeredaktori i gazetës ditore Koha, Vedat Memedaliu.

Foto: (www.pina.mk)

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: