Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U nënshkrua Memorandum me MPB-në për sigurinë e gazetarëve

Селмани и Спасовски
ZNM
Friday, der 29. December 2017Friday, der 29. December 2017/ Friday, der 29. December 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Ministria për punë të brendshme sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, i cili në vend të parë do të ketë ngritjen e nivelit të sigurisë së gazetarëve.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, tha se Memorandumi tregon vullnetin politik e ministrit të ri për punë të brendshme që në mënyrë institucionale të zgjidhen problemet e gazetarëve. “Problemi kryesor i gazetarëve në periudhën e kaluar ishte siguria e tyre. Kjo kontratë tregon se ty dyja palët janë të gatshme për bashkëpunim të afërt dhe t’i vëhet fund politikës së mosndëshkimit të dhunës mbi gazetarëve”, theksoi Selmani. Ai shtoi se Memorandumi parasheh përgatitje të protokollit për raportim prej ngjarjeve me rrezik të lartë, i cili duhet t’u mundësojë gazetarëve t’i ndjekin këto ngjarje duke mos u rrezikuar siguria e tyre.

Rëndësi të madhe në bashkëpunimin tonë do t’i kushtojmë organizimit të trajnimeve të përbashkëta. Pjesëtarët e policisë do të trajnohen për rëndësinë e rolit të mediave në një shoqëri demokratike, e cila nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe profesionale. Parakusht për atë është gazetarët të ndjehen të sigurt në misionin e tyre, dhe në mënyrë të saktë dhe në kohë t’i informojnë qytetarët”, tha Selmani.

Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski, theksoi se me këtë Memorandum do të përmirësohet bashkëpunimi mes MPB-së dhe SHGM-së dhe në të ardhmen do të zbatohen aktivitete të përbashkëta siç janë trajnime dhe fushata të përbashkëta.

“Në të kaluarën kishte shumë sulme mbi gazetarët, diçka që nuk guxon të ndodhë në një shtet demokratik. Ministria e punëve të brendshme do të bëjë çmos që punonjësit mediatik të mund të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë dhe të sigurt. Mediat janë shtylla kryesore e një shoqërisë demokratike dhe ato duhet të kenë kushte që në mënyrë të lirë dhe të sigurt të bëjnë punën e tyre”, theksoi Spasovski.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: