Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Takim mes ShGM-së dhe Ambasadorit të Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonie

ZNM
Monday, der 11. December 2017Monday, der 11. December 2017/ Monday, der 11. December 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë javën e kaluar u takua me ambasadorin e Francës, z. Kristian Timonie. Gjatë takimit temë kryesore ishin reformat në media. Përfaqësuesit e Shoqatës, ambasadorit Timonie ia prezantuan propozimet dhe vërejtjet që i bëri për propozim-ligjin e fundit për media. Gjithashtu, u diskutua për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve – që paraqet një nga çështjet më të rëndësishme për të cilat angazhohet Shoqata.

Në aspekt të legjislacionit – ShGM është e përqendruar në disa gjëra të rëndësishme – financim afatgjatë dhe qëndrues i servilit publik me shumë adekuate, gjithashtu të fshihen dënimet për parimet etike në punën gazetareske dhe reklamimi i Qeverisë, si dhe të zgjidhet modeli i drejtë i përzgjedhjes së anëtarëve të organeve drejtuese dhe këshilluese të Rregulluesit mediatik dhe Servilit publik. Vetëm në këtë mënyrë, sipas ShGM-së, mund të bëhen përmirësime të vërteta për gjendjen e mediave në Maqedoni.

Siguria e gazetarëve, përveç ndryshimeve ligjore, duhet të paraqet prioritet për Qeverinë e re. Bashkëpunimi i mirë me MPB në periudhën e kaluar, është kyçe për zgjidhje të problemit me numrin e zmadhuar të sulmeve.

Gjatë takimit Shoqata dhe Ambasadori u dakorduan se pas ndryshimeve ligjore, fokusi duhet të jetë zbatimi i tyre, si dhe ngritja e sigurisë të gazetarëve dhe zgjidhja e sulmeve që janë bërë ndaj tyre në disa vitet e fundit.

U diskutua për bashkëpunim mes ShGM-së dhe Ambasadës Franceze në Shkup në më shumë fusha. Bashkëpunim, nga i cili doli publikimi për lirinë e të shprehurit nëpërmjet të praktikës të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe organizimi i trajnimeve për gazetarë, gjykatës, prokurorë publik dhe avokatë që do të kanë për qëllim t’i edukojnë pjesëmarrësit për praktikën e GjEDNj-së.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwittergoogle_pluslinkedin