Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM dhe SSNM: Ligji për punëtorë të tepërt i përfshiu edhe gazetarët nga radiot lokale

ССНМ и ЗНМ
ZNM
Wednesday, der 6. December 2017Wednesday, der 6. December 2017/ Wednesday, der 6. December 2017

Sindikata e pavarur e gazetarëve (SSNM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), e përshëndesin faktin që me ndryshimet e fundit të Ligjit për punëtorë të tepërt me të cilin përfshihen edhe gazetarë nga radiot e mbyllura lokale të cilët fituan statusin e punëtorëve të tepërt dhe me atë do të marrin kompensim mujor deri në pensionimin e tyre.

Me këtë pjesërisht u rregullua një padrejtësi, me të cilën u përballuan kolegët tanë të cilët mbetën pa punë, kur për kohë të shkurtër u mbyllën dhjetëra radio stacione publike, ndërsa gazetarët mbetën pa punë dhe pa të ardhura.

Ministria për punë dhe politikë sociale i pranoi kërkesat e SSNM dhe ShGM, përfaqësuesit e të cilëve në gusht këtë vit u takuan me ministren Mila Carovska.

Në takimin përfaqësuesit e organizatave gazetareske kërkuan gazetarët nga radiot e mbyllura të përfshihen me Ligjin e ri për punëtorë të tepërt.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: