Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM dhe MPB do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

ЗНМ и МВР
ZNM
Friday, der 1. December 2017Friday, der 1. December 2017/ Friday, der 1. December 2017

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani sot u takua me ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski. Në takimin u diskutua për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve si dhe për mundësitë për bashkëpunim mes Shoqatës dhe MPB-së.

Në takimin Selmani shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me MPB-në me qëllim që të përmirësohen kushtet e punës dhe siguria e gazetarëve. “Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe të ndihmojmë për ndërtimin e mekanizmit institucional për parandalim dhe dënim të dhunës ndaj gazetarëve”, tha Selmani dhe shtoi se duhet të zbardhen të gjitha sulmet ndaj gazetarëve të cilët kanë ndodhur në disa vitet e fundit.

Selmani propozoi organizim të trajnimeve të përbashkëta për lirinë e të shprehurit dhe për përmirësimin e komunikimit mes gazetarëve dhe policisë.

Ai tha se i vjen keq për paraburgimin e dy kameramanëve nga ana e policisë që ndodhi në fillim të nëntorit dhe shpreson se incidente të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen. “Ne besojmë se nuk është duhur të vjen deri në këtë incident dhe shpresojmë MPB së shpejti të na përgjigjet në ankesën tonë që e dërguam menjëherë pas incidentit”, theksoi Selmani.

Ministri Spasovski shprehi gatishmëri për bashkëpunim me ShGM-në, i cili së shpejti duhet të zyrtarizohet me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim. Spasovski me kënaqësi e pranoi idenë për organizim të trajnimeve të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes të anëtarëve të policisë për rolin e rëndësishëm të mediave në një shoqëri demokratike.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: